Panorama Sport (Albania)

“Djalli” po rinohet, një ekip nën 23 vjeç

-

Titullarët e zgjedhur nga Stefano Pioli për sfidën me Specian ndërtuan ekipin me moshën më të re mesatare që nga sezoni 2004—‘05. Mbi shpatullat e kuqezinjve vetëm 22 vite e 287 ditë. E nëse 39 vitet e Ibrës trembin Milanin, e ardhmja duket e mbushur me shpresë sepse “Djalli” e ka ulur ndjeshëm moshën e tij. Kontrata e suedezit apo ajo e Kjaerit në këtë situatë janë vetëm përjashtim­e ndaj një politike e cila synon rini dhe cilësi si elementë thelbësorë në ndërtimin e një projekti ambicioz dhe të suksesshëm.

LINJA E KLUBIT - Statistika­t pas ndeshjes me Specian e “fotografoj­në” më së miri situatën. Linja e gjelbër e kërkuar nga “Elliott” bëri që Pioli të dielën të rreshtonte ekipin me moshë mesatare më të ulët në 15 vitet e fundit e për të gjithë Serinë A. Në pesë kampionate­t madhore europiane, Milani është i pari që rreshton 7 titullarë të lindur pas 1 janarit të vitit 1999. Nuk duket asgjë e rastësishm­e, por rreziku është gjithnjë i pranishëm e nuk është aq e sigurt që ky ekip me moshë të re mund të arrijë një objektiv tejet të rëndësishë­m siç është vendi i katërt në kampionat. Edhe pse Ibra po u afrohet të 40-ave, dallohen qartë themelet e së ardhmes e ky është skenari më i mirë që duket brenda mundësive kuqezi. Ekipi për sezonet e tjera ka një bazë të mirë, teksa hapi i radhës është ulja e numrit të lojtarëve të afruar në huazim. Me 18 vjet e 210 ditë mbi supe, Lorenco Kolombo është lojtari më i ri që debuton në Serinë A për Milanin pas Manuel Lokatelit, por sulmuesi është vetëm një nga 11 lojtarët nën 23 vjeç që Pioli aktivizoi të dielën, një grup ku Teo Hernandez është më i moshuari, edhe pse sot mbushu vetëm 23 vjeç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania