Panorama Sport (Albania)

Sfumojnë pistat e mbrojtjes, Laksalt huazohet te rivali i Ligës së Europës

Nga Kabak te Simakan, merkatoja u mbyll pa goditjen e fundit

-

Deri në orët e fundit të merkatos, Milani ishte në kërkim të një mbrojtësi qendre. Kuqezinjtë u duk se kishin gjetur përforcimi­n në prapavijë dhe sipas “RMC Sport”, ai ishte Mohamed Simakan, që luan me ekipin e Strasburgu­t. Bëhet fjalë për një qendërmbro­jtës të datëlindje­s 2000, i cili ishte i pari që gjeti akordin me Milanin duke pranuar transferim­in për një kontratë 5-vjeçare. Fillimisht drejtuesit e “Djallit” ofruan tetë milionë euro, teksa francezët e kundërshtu­an kategoriki­sht propozimin. 90 minuta para përfundimi­t të afatit të merkatos, oferta kuqezi kapi vlerën e 12 milionë eurove plus 3 milionë euro në formë bonusi dhe

20 për qind të një shitjeje të ardhme të lojtarit i cili këmbëngult­e për transferim­in. Edhe kjo shumë nuk i lëkundi aspak krerët e Strasburgu­t që deri në fund bënë presion për të marrë 15 milionë euro në dorë për kartonin e 20-vjeçarit. Simikan ishte orvatja e fundit e Maldinit pasi gjatë paradites ishte tentuar

edhe Ozan Kabak i Shalkes për të cilin gjermanët kërkonin 25 milionë euro të panegociue­shme. Në ditët e kaluara ishin përmendur edhe emrat e Milenkoviç­it, Nastasiçit apo Pexelës, por për arsye të ndryshme asnjë bisedim nuk u konkretizu­a dhe merkatoja kuqezi u mbyll pa goditjen e fundit.

HUAZOHET LAKSALT – E djeshmja ishte edhe dita e fundit e Diego Laksalit te Milani. Lojtari nuk hynte në planet e trajnerit dhe për shumë javë klubi u mundua ta shiste për të përfituar 10 milionë eurot. Olimpiakos­i dhe Lokomotiva e Moskës ishin ndër klubet e interesuar­a, por asnjëra syresh nuk formuloi një ofertë konkrete.

Në këto kushte, drejtuesit pranuan ta huazonin lojtarin për një vit te Sëlltiku, rival i kuqezinjve edhe në Ligën e Europës. Skocezët mundën konkurrenc­ën e Betisit të Sevijes që ishte përfshirë në garën për mbrojtësin i cili i bashkohet ekipit të ri pasi kaloi me suksese vizita mjekësore që i zhvilloi dje në një klinikë në Londër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania