Panorama Sport (Albania)

Dalo: Kuqezi, për një ëndërr vegjëlie dhe disa... trofe

-

Ka nisur dje zyrtarisht aventura milaniste e Diogo Dalo. I ardhur nga Mançester Junajtid si huazim i thjeshtë, deri më 30 qershor 2021 ai do të luajë për kuqezinjtë duke zgjedhur të mbajë fanellën me numër pesë. Teknikisht kemi të bëjmë me një mbrojtës të djathtë, por që me sa duket në synimet e Piolit është që ta përdorë si zëvendës të Teo Hernandezi­t.

Si ndiheni me fanellën kuqezi?

Është një ëndërr që bëhet realitet. Jam rritur duke parë fitoret e Milanit të madh dhe të qenit pjesë e këtij klubi është një nder i madh për mua.

Çfarë menduat kur dëgjuat për ofertën e Milanit?

Mendova historinë, trofetë, ndeshjet e fituara dhe trofetë e ngritur. Gjithçka në këto momente është shumë e bukur sepse kam ëndërruar gjithmonë që të jem pjesë e një skuadre ku çdo ndeshje luhet për t’u fituar. Milani është një nga ekipet më të mëdha në botë dhe e kam për nder që jam pjesë e ekipit.

Keni ndonjë ide mbi Serinë A?

Futbolli italian është karakteris­tik. Shumëkush mendon se rëndësi në Itali ka vetëm mbrojtja, por në të vërtetë është e gjithë teknika që ndikon. Kjo është një nga cilësitë që admiroj më së shumti dhe uroj që të mësoj sa më shumë gjatë kësaj përvoje.

Njihni ndonjë lojtar të skuadrës?

Njihem me Rafel Leaon që kur ishim 15-vjeçarë. Jemi rritur së bashku e kemi luajtur në grupmoshat e Portugalis­ë e ndër vite miqësia jonë është forcuar.

Me Ibrën jeni takuar?

Kur unë shkova te Mançesteri, ai ishte larguar, por nuk më duhet ta njoh për të ditur se është nga më të mirë në botës. Mendoj se karriera flet për të dhe do të jetë diçka fantastike mundësia për të luajtur krah tij.

Cili është idhulli juaj në futboll?

Në rolin tim ka shumë, por Dani Alvesh e Filip Lahm janë dy ndër ata që më vinë ndërmend. Ka

shumë interpretu­es të mirë të rolit e uroj që një ditë edhe unë të jem pikë referimi për dikë.

Çfarë karakteris­tikash keni? Do të përpiqem të sjell në ekip urinë time, dëshirën për të fituar dhe energjinë që më karakteriz­on. Dua të ndihmoj sa më shumë për të arritur objektiva të mëdhenj sepse fundja Milani këtë kërkon. Ndonjë mesazh për tifozët e Milanit?

I falënderoj për mbështetje­n që do të na japin sepse falë tyre vrapojmë dhe luajmë duke dhënë më të mirën. Nga ana ime mund të siguroj që do të bëjë maksimumin për të fituar sa më tepër ndeshje.

 ??  ?? Diogo Dalo, 21 vjeç
Diogo Dalo, 21 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania