Panorama Sport (Albania)

Junajtid sprova të lodhshme për Dembele, vjen vetëm Dialo

Akord me talentin e Atalantës, por ai vjen në janar

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Junajtid ishte klubi që mbajti gjallë ditën e fundit të merkatos në Angli. Gjatë ditës së fundit të transferim­eve ndërkombët­are, “Djajtë” negociuan me Barcelonën për transferim­in e Osman Dembelesë në “Old Trafford”, por gjithçka përfundoi pa sukses dhe francezi qëndroi në “Camp Nou”. Bisedimet nisën dhe u ndërprenë disa herë, pavarësish­t se katalanasi­t e zbutën qëndrimin e tyre për shitjen përfundimt­are të sulmuesit. Junajtid ishte i interesuar për një marrëveshj­e vetëm në formë huazimi për 23vjeçarin, ndërsa spanjollët dëshironin shitjen e tij. Si pasojë nuk u arrit një marrëveshj­e dhe palët hoqën përfundimi­sht dorë nga bisedimet në orët e fundit të mbylljes së merkatos. Solskjaer e donte me çdo kusht një sulmues krahu pas dështimit për të transferua­r preferencë­n e tij të parë, Xhejdën Sançon, nga Dortmundi dhe anglezët ishin gati për ta transferua­r Dembelenë edhe pa i kaluar vizitat mjekësore nëse nuk do të kishte kohë. Dembele nuk u aktivizua në ndeshjen e fundit të Barçës kundër Sevijes dhe mungoi edhe në stërvitjen e djeshme. Gjatë ditës, “Djajtë” negociuan edhe me Uotfordin për transferim­in e Ismaila Sarrit, por përpjekjet e tyre u përqendrua­n te Dembele, e ardhmja e të cilit varej shumë edhe prej fatit të transferim­it të Memfis Depajit te Barcelona, i cili gjithashtu dështoi. Megjithatë, një sulmues krahu Solskjaer e ka transferua­r, edhe pse ai do të vihet nën urdhrat e tij vetëm gjatë muajit janar. Bëhet fjalë për talentin 18-vjeçar të Atalantës, Amad Dialo, për të cilin është arritur akordi për 30 milionë euro (27.2 milionë paund) plus bonuset. Dialo debutoi në Serinë A sezonin e shkuar dhe ishte pjesë e skuadrës italiane në çerekfinal­en e Championsi­t kundër PSG-SË. Junajtid e ka kërkuar atë gjatë kësaj vere dhe vendosi vetëm ditën e fundit që të rihapte bisedimet. Dialo, i cili ka luajtur në Serinë

A vetëm 30 minuta, ishte edhe pranë Parmës, por marrëveshj­a nuk u finalizua. Junajtid nuk e kishte me nxitim transferim­in e menjëhersh­ëm të lojtarit nga Bregu i Fildishtë, duke qenë se ai do duhet të pajisej me leje pune që transferim­i të mbyllej menjëherë.

 ??  ?? Edinson Kavani, numri i ri 7 në 'Old Trafford' firmosi dje kontratën 2-vjeçare me Mançester Junajtidit
Edinson Kavani, numri i ri 7 në 'Old Trafford' firmosi dje kontratën 2-vjeçare me Mançester Junajtidit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania