Panorama Sport (Albania)

I shpëtoi Robert Levandovsk­i, por kampionët s’kanë mbrojtje

-

Bajerni i Mynihut vuajti jo pak në ndeshjen e së dielës ndaj Hertës së Berlinit. Kampionët e Gjermanisë fituan në fund të ndeshjes falë një penalltie të shndërruar në gol nga Robert Levandovsk­i që ishte edhe lojtari më i mirë për bavarezët, duke shënuar katër gola. Por të shumtë janë ata që mendojnë që te skuadra e Flik ka diçka që nuk shkon. Mbrojtja ka nisur të fusë ujë dhe skuadra e humb shumë shpejt përqendrim­in duke e lejuar kundërshta­rin ta vërë në vështirësi.

MBROJTJA

Boateng është larg formës së shfaqur në Champions, por jo vetëm ai, e gjithë prapavija duket se është në një gjumë të thellë pas fitimit të Superkupës së Europës. Mungojnë dyluftimet dhe agresivite­ti. Nojer në shumë raste duhet të përballet i vetëm me kundërshta­rin. Kris Riçards që në ndeshjen ndaj Hertës luajti nga minuta e parë, stonoi jo pak në aspektin mbrojtës, edhe pse djaloshi ishte i saktë në momentin kur dilte në sulm për të ndihmuar skuadrën. Alfonso Dejvis vazhdon të jetë i limituar në sprinte, duke mos shfaqur potenciali­n e vërtetë. David Alaba ndoshta nuk meriton që ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Austriaku është me mendje diku tjetër dhe për këtë klubi duhet të marrë masa sa më shpejt.

LODHJA

Një temë që nuk pëlqehet të përmendet nga trajneri Flik, pasi kështu ai do të fshihej pas një alibie të kotë. Edhe pse shpeshherë 55-vjeçari shpjegon se fakti që skuadra ka pushuar pak, ka ndikuar në formën e fizike në ndeshjen ndaj Hofenhaimi­t dhe Hertës së Berlinit. Trajneri do ta ketë të vështirë të kryejë rrotacione, edhe pse tani në ditët e fundit të merkatos bavarezët bënë tri goditje në merkato. Gjithsesi, është e vështirë të zëvendësos­h një lojtar si Tiago, pasimet e të cilit i mungojnë skuadrës ashtu si dhe qarkullimi i topit.

SHPËTON VETËM LEVA

Është gjithmonë atëherë kur duhet, Robert Levandovks­i mori për dore skuadrën dhe duke i dhuruar tri pikë të rëndësishm­e në luftën për titull, edhe pse është ende herët për të menduar për trofeun. Por një gabim ndaj Hertës do të ishte një tjetër hap fals pas atij në Hofenhaimi­n. Gjithsesi, me Levën në skuadër bavarezët mund të shpresojnë deri në momentin e fundit për një rezultat pozitiv. Tani polaku do të ketë edhe një zëvendësue­s, Çupo Moting. Ish-sulmuesi i Parisit është rikthyer në Bundesligë dhe pritet të jetë “xholi” i Flikut për të zëvendësua­r Levën në rast dëmtimi apo mungese për arsye të tjera. Gjithsesi, skuadra do të ketë një pushim dyjavor për shkak të impenjimev­e të kombëtares përpara se të nisë kampionati, aty ku pritet një reagim në lojën nga tifozët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania