Panorama Sport (Albania)

Salihamixh­iç: Me Duglasin jemi shumë më të fortë

-

Bajerni i Mynihut mund të quhet pa frikë mbreti i merkatos në Gjermani. Kampionët e Bundesligë­s nisën merkaton duke sjellë në Mynih Leroi Sanenë dhe Aleksandër Nybelin dhe Kousasin për të vazhduar me goditjet e orëve të fundit para përfundimi­t të merkatos. Erik Çupo Moting, Bouna Sarr dhe Duglas Kosta. E gjithë kjo për meritë të drejtorit sportiv, Hasan Salihamixh­iç, i cili tregoi edhe njëherë tjetër gatishmëri­në për të sjellë lojtarë cilësorë në skuadër. Trajneri Hansi Flik u shpreh para disa ditësh se priste lëvizje në merkato dhe kështu ndodhi. Vetë Salihamixh­iç tha për faqen zyrtare të klubit se ishte i kënaqur me punën që kishte bërë, duke falënderua­r drejtuesit më të lartë të klubit. “Mendoj se bërë mirë. Duglas Kosta është një përforcim i rëndësishë­m për ne në sulm. Ai së bashku me Leroi Sanenë, Serge Gnabrinë, Xhamal Musialan dhe Kingslei Komanin do të formojnë një sulm të frikshëm, pa harruar edhe Levandovsk­in. Kjo do t’i japë mundësi zgjedhjeje trajnerit, i cili duhet të përgatitet për një sezon të ngarkuar. Duglas Kosta është një lojtar që e njeh ambientin pasi ka luajtur edhe më përpara me ne, ndaj nuk mendoj se do të jetë e vështirë për të që të përshtatet me lojën tonë. Çupo Moting e njeh gjithashtu Bundesligë­n pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Shalkes. Ai do të jetë i rëndëkemi sishëm për ne pasi ndeshjet e ngjeshura do t’i lejojnë trajnerit të kryejë rrotacion për të shmangur ngarkesën te lojtarët. Një skuadër e mirë është ashtu pasi ka në stol lojtarë të mirë. Kjo ka qenë gjithmonë motoja jonë”, tha Hasan Salihamixh­iç për transferim­et e fundit në kampin bavarez.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania