Panorama Sport (Albania)

Duglas Kosta flet si bavarez: Nuk mund ta refuzoja Bajernin

Moting: Kush nuk do të luante me kampionët

-

Ishte pa dyshim një transferim surprizë për shumë tifozë të Bajernit të Mynihut. Braziliani që vitet e fundit luajti në Itali me Juventusin duke fituar disa kampionate radhazi ishte i pakënaqur në Torino. Minutat e pakta për shkak të dëmtimeve dhe konkurrenc­ës së madhe bënë që ai të rikthehet në Mynih. Kujtojmë se Juventusi firmosi dje me talentin italian të Fiorentinë­s, Frederiko Kieza, i cili iu bashkua kampionëve të Serisë A duke bërë që Kosta të kishte pak minuta në dispozicio­n. Vetë lojtari ende nuk ka zbarkuar në Gjermani, por me anë të një mesazhi zanor ka thënë se ndihej i lumtur për rikthimin te Bajerni. “Jam shumë i lumtur që do të rikthehem te Bajerni. Mundësisë për të veshur edhe njëherë tjetër këtë fanellë nuk mund t’i thosha ‘jo’. Këtu në Mynih kam kaluar shumë momente të bukura të mbushura me suksese. Ky do të jetë edhe synimi im për sezonin që sapo ka nisur. Dua të fitoj sërish. Mezi pres të rikthehem në fushë”, tha braziliani që do të vijë në Mynih në formën e huazimit me të drejtë blerjeje. Kosta, 30-vjeçar, luajti 77 ndeshje për Bajernin kur erdhi

nga Shaktor Donjeck. Braziliani shënoi 14 gola duke fituar dy kampionate gjermani dhe një kupë. Për Juventusin ai luajti 103 ndeshje dhe shënoi 10 gola duke fituar tri kampionate, një Kupë Italie dhe një Superkupë. Me kombëtaren e Brazilit, Kosta ka

luajtur 31 ndeshje duke shënuar vetëm 3 gola. Gjithsesi, duhet përmendur fakti se anësori i djathtë ka vuajtur shumë nga dëmtimet, të cilat nuk e kanë lejuar të shprehë potenciali­n e tij të plotë. ÇUPO - MOTING

Erik Maksim Çupo Moting

do të veshë fanellën e Bajernit deri në qershor të 2021-shit. I ardhur nga Parisi, 31-vjeçari tha për mediat gjerman se: “Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e kësaj skuadre e cila ka fituar gjithçka. Kush nuk do të vinte këtu? Është një nder i madh”, përfundoi kamerunasi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania