Panorama Sport (Albania)

“Depaj do Barçën”, Kuman del blof në fundin e merkatos

Trajneri foli dje, katalanasi­t mbetën pa sulmues

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Memfis Depaj është sulmuesi i... munguar i Barcelonës. Pas shumë zërave, kontakteve, bisedave dhe marrëveshj­eve mes palëve, asgjë nuk u konkretizu­a. Drejtuesit katalanas nuk ia plotësuan dot dëshirën trajnerit Ronald Kuman, pavarësish­t se ai e kishte si kërkesë kryesore për repartin e avancuar. Afrimi i një sulmuesi ishte detyrim për Barcelonën, e cila largoi Luis Suarezin, por nuk e zëvendësoi atë. Ëndrra e madhe ishte Lautaro Martinez, por Interi u tregua konkret që në fillim duke mbyllur dyert dhe duke kërkuar 100 milionë euro. Depaj doli në skenë pak më vonë, kur drejtimin e skuadrës e mori Kuman. Holandezi arriti marrëveshj­en me Barçën dhe Lioni ishte gati që të bënte ulje, por gjithçka dështoi. Largimi i Dembelesë dhe mungesa e buxhetit për të bërë një transferim të tillë bënë që katalanasi­t të hiqnin dorë përfundimi­sht. Besuan deri në fund se mos Junajtid do të merrte Dembelenë dhe në këtë mënyrë do të aktivizoni­n blerjen e Depajt, por

kjo nuk ndodhi. Gjithçka shtyhet për në janar, por Lioni tani do të humbasë shumë sepse Depaj ka kontratë deri në fundin e sezonit dhe mund të largohet si lojtar i lirë. Barcelona dështoi gjithashtu që të transferon­te edhe mbrojtësin Erik Garsia, pasi

oferta drejt Sitit ishte e ulët.

KUMAN - Ronald Kuman e ka vlerësuar gjithmonë sulmuesin Memfis Depaj dhe diçka të tillë e bëri edhe ditën e djeshme, në ditën e fundit të merkatos. “Ne duam që ai të vijë te Barcelona dhe ai do që të vijë te Barcelona.

Është një lojtar i shkëlqyer. Mund të luajë si sulmues, por gjithashtu edhe si lojtar anësor i majtë. Ka forcë, luan mirë me topin dhe fiton duelet. Rendimenti i tij është i shkëlqyer. Kur ke punuar më parë me një futbollist ke besim që gjërat do të shkojnë mirë edhe në një skuadër tjetër. Është një futbollist i shkëlqyer dhe gjithmonë e kam vlerësuar maksimalis­ht”, ka thënë Ronald Kuman. Një ditë përpara mbylljes së merkatos, drejtori i Lionit Xhuninjo, e pranoi se palët ishin duke biseduar dhe Depaj do të transferoh­ej te Barcelona.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania