Panorama Sport (Albania)

Vinicius i bën presion Zidanit, mbrojtja e Realit është bunker

Sulmuesi shënoi 2 gola radhazi për herë të parë

-

Reali gjen ekuilibrat. Në ndeshjen e fundit kundër Levantes vuajti, por tregoi disa aspekte pozitive. Në sulm ka nisur të shkëlqejë Vinicius, ndërsa mbrojtja tashmë është siguri dhe pikë e fortë për “Galaktikët”.

SHKËLQEN VINICIUS - Për herë të parë në 72 ndeshje të luajtura me skuadrën e Realit, Vinicius Xhunior ia doli të shënonte në dy ndeshje radhazi. Sulmuesi brazilian është më i motivuar se kurrë dhe duket sikur shkëlqimi i Ansu Fatisë në Barcelonë ka ndikuar për mirë te lojtari i Realit. Më parë iu deshën 29 goditje për të gjetur golin e parë me Realin, ndërsa tani në 4 goditje shënoi 2 gola. Zinedin Zidan tha se problemi i Viniciusit ishte transferim­i i Eden Hazardit te Reali, por në fakt belgu ka qëndruar më shumë jashtë fushave të lojës. Vinicius ka luajtur, por nuk ka shënuar shumë. Ky ishte një defekt i tij, të cilin duket se e ka përmirësua­r. Nëse vazhdon kështu, do të jetë një “blerje” për sulmin madrilen. Ai po bën presion për trajnerin që t’i

besojë më shumë dhe ta aktivizojë nga minuta e parë. Rikthimi i Hazardit duket larg, kështu që Vinicius mund ta ketë të sigurt rolin si sulmues i majtë. MBROJTJA BUNKER - Nëse ka një aspekt pozitiv për Realin e Madridit në ndeshjet e para të këtij sezoni, është mbrojtja. Në vazhdimësi­në e sezonit të kaluar,

Tibo Kurtua është bërë i pakalueshë­m dhe pret gjithçka që shkon drejt portës së tij. Kritikat nuk mungojnë për lojën e Realit, por numrat janë të pakundërsh­tueshëm. Me fitoren kundër Levantes, skuadra madrilene ka arritur 15 ndeshje pa humbje në La Liga, me 13 fitore dhe 2 barazime. Ekipi i Zinedin Zidanit ka

arritur të marrë 41 pikë nga 45 të mundshme. Reali i Madridit fitoi titullin kampion me 10 fitore dhe 1 barazim nga 11 ndeshjet që kishin mbetur pa u zhvilluar pas izolimit nga Koronaviru­si. Serxho Ramos dhe Rafael Varan janë dy lojtarët e paprekshëm për Zidanin, të cilët në çdo ndeshje kanë bërë maksimumin për të mbajtur portën të paprekur. Kasemiro është një element shumë i rëndësishë­m për skuadrën madrilene dhe kontribuon në çdo aksion, po ashtu si të tjerët, Karvahal, Mendi dhe Marselo. Pavarësish­t se Reali nuk bëri asnjë blerje, duket se Zidan e ka skuadrën gati për të fituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania