Panorama Sport (Albania)

Tarifa e reduktuar, Toska: Më mirë se pa gjë fare

"Do të jetë një lehtësim, Flamurtari sërish për tre titujt"

- ARTIN LLESHAJ

Pas një periudhe rreth 7-mujore larg par ketit për shkak të pandemisë, basketboll­i shqiptar po përgatitet për sezonin e ri duke shpresuar që qeveria të hapë dritën jeshile për zhvillimin e aktivitete­ve sportive në salla të mbyllura. Skuadra e femrave të Flamurtari­t, siç dihet, ishte një prej ekipeve më të penalizuar­a nga anulimi i edicionit të kaluar, pasi vlonjatet kishin ndërtuar një skuadër të pathyeshme, duke i fituar të gjitha takimet e zhvilluara me rezultate treshifror­e. Megjithatë, trajneri Viron Toska tashmë e ka lënë pas krahëve atë që ndodhi një sezon më parë dhe premton se Flamurtari do të jetë sërish në nivele të tilla: "Ekipi do të ketë të njëjtët objektiva që ka pasur gjatë gjithë këtyre viteve, të cilët janë fitimi i çdo trofeu të mundshëm. Edhe këtë vit do të kemi një Flamurtar shumë të fortë, të gjitha lojtaret e huaja janë me nivel të lartë. Janë basketboll­iste, të cilat i përshtaten shumë mirë lojës sonë. Tani shpresojmë që qeveria t'i lejojë sa më parë aktivitete­t në salla të mbyllura dhe në çdo kohë kur federata të njoftojë fillimin ne do të jemi gati për të luajtur", deklaroi Toska në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport". Më tej trajneri vlonjat ndalet te vendimi i fundit i Federatës Shqiptare të Basketboll­it, ku thuhet se skuadrat do të paguajnë gjysmën e tarifës për regjistrim­in në kampionat. Toska e vlerëson pozitivish­t vendimin e FSHB-SË: "Tani le të themi më mirë 50% sesa fare. Flamurtari është nga ato skuadra që ka shpenzuar më shumë, sepse gjithmonë ka pasur lojtare të huaja dhe tarifat e tyre dihet që janë të larta.

Kështu që, për ne çdo lloj lehtësimi financiar është diçka pozitive që na lehtëson". Në fund ish-trajneri i Kombëtares së femrave flet edhe për Ligën Unike, eventin e basketboll­it me skuadra nga Shqipëria dhe Kosova: "Marrëveshj­a për Ligën Unike është një nismë

mjaft e mirë basketboll­in, sepse kuptohet që Kosova ka një nivel shumë të zhvilluar dhe do t'i ndihmojë shumë skuadrat tona. Sigurisht edhe në Shqipëri 3 apo 4 skuadra kanë lojtarë të huaj dhe janë forcuar shumë. Është një iniciativë që do ta ndihmojë

shumë basketboll­in. Po të ishte bërë edhe te femrat, do të ishte diçka akoma më e mirë. Megjithatë, si fillim edhe turneu që është vendosur që do të bëhet, duhet vlerësuar, pasi do ta çojë përpara basketboll­in", përfundoi deklaratën e tij trajneri Viron Toska.

 ??  ?? SHKB Tirana, kampione e Shqipërisë në sezonin 2018-2019
SHKB Tirana, kampione e Shqipërisë në sezonin 2018-2019
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania