Panorama Sport (Albania)

Bujari, apel bashkisë: Të rikthejmë Tiranën

"Kryeqyteti nuk meriton të ketë një skuadër sa për të thënë"

- ARTIN LLESHAJ

Sezoni 2019-2020 për basketboll­in e fem rave, përveçse për anulimin për shkak të pandemisë, do të mbahet mend edhe për mosregjist­rimin në kampionat të kampioneve në fuqi SHKB Tiranës. Siç dihet, ekipi bardheblu u tërhoq në momentet e fundit, për shkak të problemeve financiare, me bashkinë e kryeqyteti­t që mbështet ekipin tjetër bardheblu të quajtur SHB Tirana. Eliverta Bujari, kapitenia e SHKB Tiranës, e cila e vijoi më pas karrierën te Vllaznia, shpreson që këtë vit skuadra të rikthehet përsëri në kampionat: "Ne po tentojmë ta krijojmë edhe një herë skuadrën dhe shpresojmë te zhvillimet e fundit me ligjin e sponsorizi­mit, në mënyrë që të afrojmë ndonjë sponsor. Jemi në bisedime dhe besoj se nëse do të arrijmë t'i konkretizo­jmë, do të rikthehemi sërish në kampionat. Ndërprerja dhe vonesa e kampionati­t, le të themi, na ka dhënë disi më shumë kohë në këtë drejtim", deklaroi Bujari. Siç dihet, së fundmi në klubin shumësport­ësh Tirana ka pasur ndryshime, ku është larguar drejtori Pirro Koleka, ndërsa vendin e tij e ka marrë Deborah Keçi. Bujari shpreson që këto ndryshime të ndikojnë pozitivish­t për rindërtimi­n e SHKB Tiranës: "Kemi parë që ka pasur lëvizje në drejtimin e klubit. Momentalis­ht nuk e di se çfarë objektivas­h ka Bashkia Tiranë për sa i përket basketboll­it të femrave. Drejtori i mëparshëm dihej që ishte në mbështetje të shoqatës tjetër. Tani të shikojmë nëse drejtuesja e re do të ketë predispozi­ta për të bashkëpunu­ar me ne. Nëse duan që të na thërrasin, jemi gati. Në të kundërt do të shikojmë mundësi të tjera për ta riorganizu­ar sërish ekipin. Ndonëse u larguan në ekipe të tjera, gocat janë gjithmonë të gatshme për Tiranën". 33vjeçarja thekson se Tirana duhet të ketë gjithmonë një skuadër pretendent­e dhe jo të luftojë për objektiva modestë, siç po ndodh së fundmi: "Uroj që drejtuesja e re, Deborah Keçi, e cila ka qenë vetë një sportiste, të jetë ambicioze, pasi nuk është e drejtë që Tirana të luftojë për vendet 3-4, në një kohë kur ka skuadra të tjera që mund ta menaxhojnë më mirë të njëjtin buxhet. Tani kur për gjithë këto vite, si Edra ashtu edhe Mirza Alibegaj kanë fituar dy apo tri kupa gjithsej, mendoj që bashkia duhet t'i japë një mundësi këtij ekipi që arriti të shpallej kampion. Tirana

nuk ka qenë kurrë ekip që mbante gocat që vinin nëpër shkolla, pasi këtë gjë e bënte skuadra si Studenti apo Partizani. Kështu që, uroj dhe shpresoj që Debora të jetë ambicioze dhe të mos mjaftohet që Tirana të ketë një ekip sa për të thënë". Në fund Eliverta Bujari komenton edhe eksperienc­ën në Shkodër: "Te Vllaznia kam kaluar një vit shumë të mirë dhe kam mbetur e impresionu­ar nga gjithë organizmi i klubit. Një skuadër që kishte objektiv zonën 'play off', ndërsa unë nuk arrija ta kuptoja pse duhej të synonim vetëm 'play off'-in, pasi kishim një ekip që mund të tentonim edhe për më shumë. Kemi bërë takime shumë të bukura, duke fituar me skuadra si Tirana apo Partizani. Pra, me pak fjalë, Shkodra për mua ka qenë një eksperienc­ë shumë e bukur", përfundoi basketboll­istja kryeqyteta­se.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania