Panorama Sport (Albania)

Super-batler, Majemi “zgjohet” në finalen e tretë ndaj Lejkërsave

"Heat" fitojnë 115-104 dhe ngushtojnë në 1-2

-

Ndonëse në një moment mjaft të vështirë, në dizavantaz­h të dyfishtë dhe me dy titullarë jashtë për shkak dëmtimi, Majemi tregoi forcë karakteri në finalen e tretë në NBA, që u zhvillua në orët e para të mëngjesit të djeshëm. "Heat" dhuruan një paraqitje të shkëlqyer, ku arritën të triumfojnë me rezultatin 115-104 ndaj Los Anxhelos Lejkërs, për të ngushtuar shifrat e serisë së finaleve në 1-2. Skuadra e trajnerit Spoelstra, ishte thuajse gjatë gjithë kohës në epërsi duke marrë një sukses më se të merituar, ndaj Lejkërsave, të cilët në këtë përballje vuajtën paraqitjen e dobët të Entoni Devis. Duhej të reagonin patjetër dhe ashtu ndodhi, Majemi dha një sinjal të fortë që finalet nuk do të jenë një shëtitje për Lejkërsat, ashtu sikurse u mendua pas dy takimeve të para. Njeriu i ndeshjes ishte pa diskutim Xhimi Batler. Ishlojtari i Çikago Bulls udhëhoqi skuadrën në finalen e tretë, duke bërë që të mos ndihej aspak mungesa e dy yjeve si Bam Adebaio dhe Goran Dragiç, të cilët vazhdojnë të jenë të padisponue­shëm. Statistika­t e

regjistrua­ra nga Batler ishin vërtetë të frikshme, teksa 31-vjeçari realizoi tripletë dyshifrore. Ai koleksiono­i 40 pikë, 11 topa në tebelë dhe 13 asiste. Për Lejkërs, lojtari më i mirë ishte Lebron Xhejms, me 25 pikë, 10 topa në tabelë dhe 8 asiste, ndërsa

zhgënjeu Devis, i cili shënoi vetëm 15 pikë.

NDESHJA

Për sa i përket ndeshjes, Majemi e nisi menjëherë me agresivite­t në sulm, dhe shkëputet në +10 pikë, por perioda e parë mbyllet 26-23 për ekipin nga Florida. Fraksioni

i dytë dhe i tretë janë më të ekuilibrua­r, megjithatë është sërish Majami që fiton me 1 pikë diferencë, respektivi­sht 32-31 dhe 27-26. Në periodën e fundit loja merr një rrjedhë tepër interesant­e, pasi Majemi, ndonëse kishte pasur 12 pikë avantazh

përmbyset gjatë tre minutave të para, teksa Lejkërs marrin kryesimin 9189. Por më tej nuk ka më histori, pasi Herro dhe Keli Olinik realizojnë 10 pikë së bashku, duke e kaluar Majemin në epërsi 101-95, kur kanë mbetur edhe 300 sekonda nga sirena. Në momentet finale del në skenë Batler me zhytjet e tij fantastike, duke vulosur fitoren 115-104. Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të zhvillohet finalja e katërt, aty ku Majemi do të provojë të vendosë baraspeshë­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania