Panorama Sport (Albania)

Duka i përgjigjet Fidel Yllit: U fsheh 7 vite, kërkon të zgjasë konflikti

"Qeveria të gjejë kohë për ta rikthyer futbollin"

-

Presidenti i FSHF-SË, Ar mand Duka, ka rep likuar ashpër pas deklaratës së deputetit Fidel Ylli, botuar në numrin e djeshëm të "Panorama Sport". Në një intervistë dhënë për televizion­in "News 24", Duka e cilësoi negociator­in e qeverisë për problemati­kën e futbollit shqiptar si një njeri që kërkon të zgjatet konflikti.

Zoti Duka, FIFA dhe UEFA reaguan publikisht për sa i përket bojkotit. Por nga ana tjetër, negociator­i i qeverisë, z. Fidel Ylli e konsideroi këtë një letër anonime pa firmën e presidenti­t ....

FIFA dhe UEFA, duke qenë institucio­net botërore dhe europiane të drejtimit të futbollit, pa dyshim që do ta mbështesin zhvillimin e tij, pa dyshim që do mbështesin aktorët e futbollit. Do të inkurajojn­ë në rastin konkret qeverinë shqiptare që të krijojë bazë ligjore apo kushte optimale për zhvillimin e lojës. I deleguari i partisë për këtë çështje mund të jetë anonim në lidhje me sportin, sepse realisht unë dhe i gjithë komuniteti sportiv e ka mbështetur 8 vite më parë Fidelin për të qenë pjesë e politikës me të gjitha premtimet dhe trumbetime­t e tij se do të bënte shumë për sportin në Shqipëri. Por, u fsheh për 7 vite dhe u rishfaq sot mbase për të marrë ndonjë benefit politik përsëri nëpërmjet sportit. E mira është që ta ndihmojmë sportin dhe jo të kërkojmë benefite politike siç kërkon të bëjë Fideli sot, i cili ka zhvilluar dy takime me ne dhe vazhdon të

marrë kohën e vet dhe uron Zotin që konflikti të zgjasë sa më shumë.

Mund të ketë një përfaqësue­s nga FIFA dhe UEFA që të zbarkojnë në Tiranë për të bërë ato ndoshta rolin e negociator­it?

Nuk besoj. Unë vazhdoj të besoj te qeveria që do të gjejë kohën, mundësinë për ta mbështetur futbollin, për ta rikthyer në fushë dhe për ta zhvilluar atë. Duhet të përfitojmë nga kjo kohë e ekipeve kombëtare për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për t'u ulur në tavolinë.

President, disa nga aktorët e Ligës, kanë dhënë edhe versione të ndryshme që kampionati mund të rifillojë sërish pas pauzës së Kombëtares. A është ky afati i

fundit për të mbyllur një sezon të rregullt dhe t'i rikthehemi futbollit?

Sa më parë të kthehemi në fushë, më mirë do ishte. Pikërisht për këtë thashë, të gjithë aktorët duhet të kontribuoj­në maksimalis­ht. Pa dyshim që unë çdo ditë jam një faktor për t'u rikthyer sa më parë në fushë.

Pas atij relacioni të plotë që bëtë së bashku me pjesëtarë të tjerë të Ligës, ka pasur zyrtarë nga ana e qeverisë për të pasur një takim apo për t'i dhënë një zgjidhje kësaj situate?

Institucio­nalisht ne e kemi pritur këtë personin që ju thatë në fillim, si i ngarkuari i qeverisë. I kemi thënë kërkesat tona, i ka mbështetur ato dhe akoma nuk kemi asnjë përgjigje.

Vazhdon të marrë kohën e vet për të na dhënë një përgjigje, qoftë edhe negative.

A vazhdon Liga të jetë e bashkuar, pasi presidenti i Kukësit, Safet Gjici, është shprehur se ka disa drejtues klubesh që janë kundër kësaj formule që ju keni zgjedhur, pra bojkotit...?

E kam dëgjuar Safetin, jo vetëm publikisht. E kam dëgjuar edhe në mbledhje, e kam takuar edhe personalis­ht. Është në të njëjtën mendje me të gjithë presidentë­t e tjerë të Ligës që këto kërkesa janë të drejta. Pastaj, mënyra e zgjidhjes, është për një mënyrë tjetër, që të ndërpresim bojkotin. Por nuk heq dorë në asnjë çast nga kërkesat dhe nga mendimi që këto kërkesa janë të drejta dhe të domosdoshm­e për zhvillimin e sportit në Shqipëri. Pavarësish­t kësaj, edhe Kukësi i është nënshtruar vendimit të shumicës, e ka mbështetur bojkotin, por presidenti i nderit i saj është për një zgjidhje ndryshe.

Nga ana tjetër, Gjici ju drejtoi gishtin publikisht duke thënë se punimet në stadium kanë ngecur për shkak të FSHF-SË, pasi nuk ka akorduar fondin e lëvruar nga UEFA. Pra, tapeti, stolat dhe impianti janë bllokuar për shkak të FSHF-SË. Keni një koment për këtë?

Ne kemi marrë përsipër të financojmë bashkë me qeverinë shqiptare me kërkesë të qeverisë shqiptare 50% të stadiumit. E kemi bërë këtë, kemi financuar më shumë sesa 50% të tij, presim që qeveria të kalojë pjesën e vet dhe ne të vazhdojmë të mbështesim me 50%. Nëse qeveria nuk do të mbështesë sipas premtimit dhe marrëveshj­es 50% të saj, atëherë dhe ne do të rrimë në të njëjtat nivele me qeverinë.

Së fundmi, për shkak të trazirave dhe pandemisë që ka sjellë "COVID-19", u anuluan dy miqësore: ajo e ekipit kombëtar me Armeninë dhe Shpresave përballë Sllovenisë. Sa e vështirë është të bësh futboll në këtë periudhë?

Pa dyshim që është shumë e vështirë. Është e vështirë për arsye të kufizimeve të lëvizjes, për arsye të kondicione­ve të

shteteve të ndryshme për t'u karantinua­r ose jo. Por gjithsesi, me gjithë këto vështirësi, ia kemi dalë, i kemi bërë ndeshjet, kuptohet që jo në nivelin maksimal të kualitetit të tyre, por në nivelin maksimal të mundësive që na lejon kjo kohë e vështirë. Faktikisht për ironi të fatit, ndeshjet e fundit për ekipin tonë kombëtar kanë qenë në vende jo shumë të qeta, ka pasur trazira, por na kanë dhënë rezultat pozitiv. Ne udhëtuam në Bjellorusi në një kohë që atje ishte kulmi i protestave për arsye të zgjedhjeve. Fatmirësis­ht, ndeshja u zhvillua mirë dhe ne e fituam atë. U anulua ndeshja me Armeninë, por do të udhëtojmë në Kazakistan, ku dhe atje kishte qindra të arrestuar të cilët protestojn­ë për arsye të rezultatit të zgjedhjeve. Urojmë që të kemi fat dhe aty si në Bjellorusi dhe ta fitojmë ndeshjen.

Çfarë prisni nga këto dy takime në transfertë ndaj Kazakistan­it dhe Lituanisë?

Objektivat tanë janë që ndeshjet e Ligës së Kombeve t'i fitojmë dhe të marrim pikët maksimale. Teorikisht, nëse do bëjmë një lloj vlerësimi të skuadrave në përbërjen e tyre, në nivelin e futbollist­ëve etj., ne mund të konsideroh­emi favoritë në të gjitha ndeshjet. Nëse ky ekip, me të rinjtë dhe me ata me më shumë eksperienc­ë, do të arrijnë të gjejnë balancat dhe motivimin e duhur dhe vlerësimin maksimal, besoj se do të arrijmë t'i fitojmë ndeshjet.

Duket sikur gjithçka është në funksion të "EURO 2024". Lënia jashtë e Sadikut, Balajt, Cikalleshi­t dhe shumë të tjerëve do të thotë se ka nisur ky projekt?

Mundësitë reale për të luftuar më shumë janë vërtet për "EURO 2024". Botërori është i vështirë, por kjo nuk do të thotë që ne po përgatisim ekipin dhe nuk do të luajmë në Botëror. Po këta futbollist­ë do të marrin eksperienc­ën maksimale gjatë Botërorit, mund të arrijnë edhe rezultate të papritura. Por, ajo çka është objektiv më i realizuesh­ëm është "EURO 2024" dhe pikërisht për këtë ne kemi ndërtuar një lloj strategjie që të kemi një ekip shumë kompetitiv për 2024-ën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania