Panorama Sport (Albania)

Elbasani-erzeni fitojnë në Apel, e Para me 2 grupe

Të premten bëhet ndarja e grupeve dhe zbardhet kalendari

- FATJON RUPI

Elbasani dhe Erzeni do të marrin pjesë në kampionati­n e Kategorisë së Parë sezonin e ardhshëm, pasi e kanë fituar të drejtën e licencimit. Javë më parë këto dy skuadra nuk u licencuan dhe FSHF-JA vendosi t'i zbriste në Kategorinë e Dytë, por që të dyja klubet e apeluan vendimin dhe tashmë janë zyrtarizua­r në të Parën. Drejtuesit e dy klubeve, sidomos ata të Elbasanit, ishin shprehur të bindur se Apeli do ta hidhte poshtë vendimin e mëparshëm dhe se do të ishin sërish në Kategorinë e Parë. Në atë kohë doli edhe hipoteza për një kampionat me një grup të vetëm dhe me 16 skuadra, që tani ka rënë poshtë.

NJOFTIMI - "Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimin e Komisionit të Apelit për licencimet për klubet për t'i dhënë licencën Erzenit dhe Elbasanit. Ky komision, pasi mori në shqyrtim kërkesat e dy klubeve që kërkonin rrëzimin e vendimit të Komisionit të Licencimev­e të shkallës së parë, që kishte refuzuar licencat për të garuar në Kategorinë e Parë për sezonin 2020-2021, vendosi t'u japë licencën skuadrave. Është verifikuar se dy klubet kanë plotësuar të gjitha kriteret e licencimit", shkruhet në njoftimin e FSHF-SË për këtë çështje.

SKEMA-KALENDARI Në njoftimin e FSHF-SË bëhet me dije gjithashtu se skema e kampionati­t të Kategorisë së Parë do të jetë e pandryshua­r edhe për sezonin 2020-2021, pra me 18 skuadra pjesëmarrë­se dhe me dy grupe, A dhe B. Tani pritet të mësohet ndarja e grupeve, ku burime të "Panorama Sport" bëjnë me dije se Oriku pritet të kalojë në Grupin A, pra në veri,

ndërsa Flamurtari në Grupin B. Federata ka vendosur që shorti i kalendarit për edicionin e ri të hidhet ditën e premte, në orën 11:00, në ambientet e "Air Albania Stadium". Atë ditë do të mësohet ndoshta edhe data e nisjes së kampionati­t, që për momentin është pezull.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania