Panorama Sport (Albania)

Eksperimen­t i Spanjës, CR7 ngecet në shtyllë

Ronaldo dhe Sançes tronditin Kepën, Adama luan si bishë

-

Nëse Kristiano Ronaldo do të kish te veshur fanellën e Spanjës, me siguri këta të fundit do ta kishin fituar ndeshjen, por ja që ai ishte kundërshta­r dhe sfida përfundoi në barazim 0-0. Vetë CR7 u bë protagonis­t me një traversë, ndërsa eksperimen­ti i Spanjës shkoi deri diku pozitivish­t sepse Enrike u besoi të rinjve. Por, kësaj skuadre i mungon një sulmues dhe kjo është e qartë.

LUAN RONALDO - Kristiano Ronaldo nuk dëshiron të humbasë asnjë moment për të bërë histori me kombëtaren e tij. Sulmuesi portugez luajti dje si titullar kundër Spanjës, ndërsa këta të fundit kishin shumë rrotacion dhe fytyra të reja. Enrike kishte lënë jashtë kapitenin Serxho Ramos, por edhe talentin Ansu Fati. Ai u kishte dhënë besim disa lojtarëve të rinj dhe ruajti forcat për ndeshjen zyrtare për Ligën e Kombeve. Ditën e djeshme mungoi takimi mes Ronaldos dhe Ramosit, të cilët për herë të fundit ishin takuar në Botërorin e vitit 2018 kur shkëmbyen stemat përpara ndeshjes në Rusi.

RITËM PA GOLA - Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura. Spanja paraqitet mjaft mirë duke bërë presion te kundërshta­ri dhe duke dominuar duelet një kundër një. Kjo freski e lejoi që të fitonte terren dhe të krijonte disa raste. Megjithatë, ato nuk ishin të pastra, por thjesht disa tentativa nga larg, që nuk e surprizuan portierin Rui Patrisio. Spanja filloi të ndiente lodhje dhe në fundin e pjesës së parë ishte Portugalia që mori kontrollin duke tentuar të shënonte. Kristiano Ronaldo tentoi me kokë, por nuk gjeti dot portën.

CR7 I PAFAT - Të dy trajnerët bëjnë zëvendësim­et e para dhe Portugalia e nis më mirë fraksionin e dytë të lojës.

Kristiano Ronaldo ka më shumë lirshmëri dhe fillon të dalë në skenë. Bëhet protagonis­t në dy rastet e rrezikshme të luzitanëve. Fillimisht lëshon një predhë me të majtën, e cila ndalet në shtyllë dhe topi shkon në vijën fatale. Pastaj jep një pasim me klas për Renato

Sançesin, që godet traversën.

FUTET “BISHA” - Trajneri Luis Enrike ia dhuron emocionet e debutimit me skuadrën e parë “bishës” Adama Traore, i cili ka impakt dhe ndikon në lojën e Spanjës. Në krahun e djathtë fiton thuajse çdo duel me kundërshta­rët dhe krijon

raste të rrezikshme. Pasimi për Olmon ishte spektakola­r pas një avancimi në vijën fatale, por portieri Patrisio e ndali. Në minutat e fundit Spanja shpëton mirë pasi goditja e Diogo Zhotës devijohet dhe nga këndi, Zhoao Feliks gabon vetëm pak centimetra larg vijës fatale.

 ??  ?? Takohen miqtë e vjetër, Ronaldo ia dhuron fanellen e ndeshjes Serxho Ramosit
Takohen miqtë e vjetër, Ronaldo ia dhuron fanellen e ndeshjes Serxho Ramosit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania