Panorama Sport (Albania)

Barcelona, sa shumë mallkim nga numri 9

-

Roli i numrit 9 te Barcelona ka qenë gjithmonë në pikëpyetje. Në vitet e fundit ka pasur gjithmonë probleme dhe telashe. Me Luis Suarezin kishte gjetur qetësi ky rol, por largimi i tij drejt Atletikos ishte veprimi i fundit i një “mallkimi” që përjeton Barcelona.

PA MERKATO - Barcelona nuk transferoi dot as Depajin dhe as Lautaro Martinezin. Ata ishin përzgjedhu­r si lojtarët që do të mbanin numrin 9 në të ardhmen. Kriza ekonomike dhe qëndrimi me forcë i Dembelesë bëri që Barça të mos futej fare në merkato sepse nuk ia doli dot.

IKU SUAREZ - Luis Suarez u largua si një futbollist jashtë projektit për të ardhmen. Lojtari që ka bërë histori me klubin katalanas zgjodhi Atletikon e Madridit dhe tani do të jetë kundërshta­r i Barçës.

BREITHUEIT - Në shkurtin e vitit 2020, Barcelona firmosi me sulmuesin danez të Leganesit për 18 milionë euro sepse Osman Dembele u dëmtua. Breithueit nuk la gjurmë, por problemi është që ka ngecur në skuadër dhe do të jetë ai numri 9 i ri.

GRIZMAN S’BIND - Francezi u afrua në Katalonjë për 120 milionë euro dhe duket se kjo shifër po i rëndon shumë. Kurrë nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij. Trajnerët nuk i gjejnë dot pozicionin në fushën e lojës dhe francezi ka probleme. Trajneri i Francës, Deshamp, tha se për momentin nuk është i lumtur.

VIJA U LARGUA - Sulmuesi spanjoll u largua me polemika nga Barcelona, por mohoi faktin që kishte probleme me Mesin. Ai tha se nuk kishte më protagoniz­ëm në skuadër dhe për këtë fakt vendosi të largohej.

IBRA S’PËLQEHEJ - Zlatan Ibrahimovi­ç firmosi me Barcelonën në qershorin e vitit 2009. Kurrë nuk kishte dyshime mbi të si sulmues, por raporti me Guardiolën nuk ishte aspak i mirë. Sulmuesi suedez e konsideroi trajnerin si filozof.

ETO REZISTOI - Pep Guardiola donte që ta largonte patjetër Samuel Etonë, por kamerunasi ia doli që ta bindte trajnerin dhe ai arriti të fitonte 3 trofe. “Sekreti i Guardiolës isha unë dhe jo Leo Mesi”, tha Eto. Dy sezone më vonë u largua dhe shkoi tek Interi.

RONALDO - Braziliani nuk kishte qëllim që të largohej nga Barcelona, por ai u largua sepse drejtuesit nuk donin t’i rinovonin kontratën dhe ai firmosi me Interin.

ROMARIO - U transferua në “Camp Nou” në vitin 1993 dhe fitoi besimin e tifozëve me golat dhe karizmin, por pas Botërorit të vitit 1994 ai tha se kishte nevojë për më shumë pushime dhe kjo gjë i prishi raportet me Barcelonën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania