Panorama Sport (Albania)

Lipi: Ky derbi vlen titullin dhe Champions-in, Pirlo është si Zidani

Nga Botërori te Toti e Gatuzo, flet ish-trajneri i Italisë

-

Kanë kaluar 14 vite që kur me Italinë fitoi Botërorin, por rikujtimi i atyre 40 ditëve përbën ende emocion për Marçelo Lipin. Në atë grup kampionësh kishte disa elementë me “brumë” trajneri dhe koha po i jep të drejtë secilit. Në intervistë­n për “Gazzetta dello Sport” ish-trajneri i Juves dhe Interit kujton: “Xhenaro Gatuzo është trajneri tek i cili shoh më shumë ngjashmëri me veten. Kur e përmendin të gjithë, kujtojmë grintën apo forcën e tij, por Gatuzo është nga ata që i bën ekipet e tij të luajnë mirë. Më pëlqen shumë edhe për mënyrën se si e menaxhon skuadrën”.

PIRLO - Nga një mesfushor te tjetri, Lipi komenton edhe emërimin e Pirlos në stolin e Juventusit. “Andrean e përkufizon më së miri fjala ‘talent’. E ka pasur gjithmonë dhe do ta ketë edhe në karrierën si trajner sepse ka ide moderne, por sidomos një cilësi shumë të rëndësishm­e për një ekip si Juvja. Pirlo është mjeshtër i komunikimi­t, sidomos me lojtarët e nivelit të lartë sepse i tillë ka qenë edhe vetë si futbollist”. Duke u thelluar në pozicionin e Pirlos si trajner, Lipi vijon shpjegimin e tij duke thënë: “Pirlo është si Zidani, me francezin që ka qenë lojtari më i fortë me të cilin ka punuar. Edhe Zizu ka aftësi komunikues­e dhe di të futet në mendjen e lojt arëve të vet. Kjo është një cilësi thelbësore për çdo trajner sepse ndeshjet nuk fitohen duke bërë presion, por duke bindur lojtarët e mëdhenj t’i përkushtoh­en objektivav­e të ekipit”.

FATI I TOTIT - Fati i Lipit kanë qenë i lidhur edhe me kampionë të tjerë, si Françesko Toti, ku për yllin e Romës italiani zbuloi: “Françesko u dëmtua

në shkurt. Po e shihja ndeshjen dhe në 4:30 të mëngjesit u nisa drejt Romës. Në orën 9:00 isha pranë tij, teksa pritej të operohej. Ishte shumë i trishtuar sepse ishte i bindur se do të mungonte në Botëror, por unë i thashë se do ta merrja me vete gjithsesi. Kjo e karikoi shumë dhe të gjithë e pamë se çfarë ndodhi. Kjo është një tjetër mënyrë për të forcuar një grup me ambicie”. ZAMBRO-JTËS - Gjatë fjalës së tij, Lipi tregoi edhe metamorfoz­ën ndaj

të cilës transformo­i një mesfushor krahu si Xhanluka Zambrota në një mbrojtës të majtë të pashoq. “Te Juvja kisha Zambron e Kamoranezi­n dhe u thashë që njëri do të ishte mbrojtës krahu. Xhanluka pranoi dhe nga ajo ditë u stërvit çdo pasdite me nga 300 krosime me këmbën e majtë”. Në fund nuk mund të mungonte edhe një sqarim mbi një episod ende të pakonfirmu­ar që lidhet me disa futbollist­ë italianë që në 2006-ën u treguan të ndenjurat spiunëve gjermanë që kishin ardhur për t’i parë në stërvitje. Lipi nuk pohon. DERBI I MILANOS – Kjo fundjavë do të dhurojë një ndër sfidat më spektakola­re të Italisë, Europës dhe botës, derbin e “Madoninës” mes Interit dhe Milanit, për të cilin ishtrajner­i zikaltër nuk kërkon të bëjë një parashikim, por nuk ngurron të bëjë panoramën e takimit dhe të premisave të të dyja skuadrave sivjet. “Konte është njeriu i duhur për të krijuar një skuadër fituese. Këtë verë, ai e kompletoi Interin me futbollist­ë rezervë ekspertë, të kompletuar dhe në lartësinë e titullarëv­e. Prandaj, vë bast se Interi sivjet do të luftojë deri në fund si për titullin, ashtu sikurse edhe për Championsi­n, së bashku me Juven dhe Atalantën. Ndërsa Milani është një ekip për katërshen e parë. Sivjet, ndryshe nga sezonet e kaluara, shoh një mentalitet të saktë, pozitiv për t’u rikthyer në Champions dhe kjo është ajo që mungonte”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania