Panorama Sport (Albania)

Enrike, krenar për Spanjën: Ekipi im është si një Ferrari

“Edhe Ramos mund të mësojë ende gjëra të reja”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Luis Enrike thotë se Spanja e tij është si një Ferrari, por sot do të ketë përballë një tjetër ekip të jashtëzako­nshëm dhe për të marrë fitoren duhet bërë maksimumi. Trajneri i “Furisë së Kuqe” foli për Ramosin dhe Ansu Fatinë.

UKRAINA- “Është një skuadër që i qëndron besnike mënyrës së lojës. E kam studiuar mirë. Ne na duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të fituar, ashtu siç bëmë në Madrid. Pavarësish­t mungesave që do të kenë, ekipi i Shevçenkos i bën mirë gjërat në fushën e lojës. Duhet të kemi durim në këtë proces maturie. Kanë një trajner të zotin dhe shumë të mirë”.

ADAMA- “E shoh mjaft mirë si zëvendësue­s, por edhe si titullar. Është një lojtar që mund të na ndihmojë shumë”.

FATI- “Markimi një kundër një është problem i madh jo vetëm për sulmuesit, por për të gjithë. Objektivi ynë është që të krijojmë avantazhe dhe hapësira për sulmuesit tanë. Pastaj çdo

ndeshje ka historinë e saj. Fati është vetëm 17 vjeç, por e di mirë se çfarë vështirësi­sh do të ketë në një ndeshje. Kundër Zvicrës ishte një ndeshje e vështirë për të gjithë sepse ata bënë presion lart, por e zgjidhëm. Fati i di mirë detyrat që ka

në fushën e lojës”.

PUBLIKU- “Duhet të mësohemi me faktin që do të ketë tifozë në shkallët e stadiumeve. Është një gëzim i madh për të gjithë. Rikthimi në normalitet është pozitiv”.

MESFUSHA- “Është pozicioni dhe roli që duhet

të bëjë sa më shumë gjëra në fushë. Duhet të organizojë lojën, të shkatërroj­ë aksionet kundërshta­re, të shoqërojë presingun te futbollist­i më i mirë i rivalëve...”.

MBROJTJA- “Të gjithë mbrojtësit janë të rëndësishë­m dhe kanë bërë ndeshje të shkëlqyera. Unë marr vendime për të mirën e Spanjës. Serxho Ramos është lider, por ai e di që edhe në këtë moshë mund të mësojë shumë gjëra”.

FERRARI- “Nëse ne jemi Ferrari, Ukraina është një lloj tjetër Ferrari”.

OBJEKTIVI- “Duhet të jemi më mirë sesa rivali, të fitojmë ndeshjet dhe të mbarojmë të parët në grup”.

FITORJA 4-0- “Shqetësimi është i madh si në ndeshjen e parë. Ukraina është ekip i fortë dhe për të fituar duhet të bëjmë më mirë sesa ata në fushën e lojës”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania