Panorama Sport (Albania)

Ronaldo me “COVID”, në rrezik sfida me Mesin

Sulmuesi në izolim, mund të humbasë 4 ndeshje me Juven

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kristiano Ronaldo pozitiv me Ko ronavirus. Lajmi vjen përmes një komunikimi të Federatës Portugeze të Futbollit, ku mbrëmjen e së hënës sulmuesi i Juventusit bëri një tampon i cili jepte një rezultat të dyshimtë. Testi i dytë e konfirmoi pozitiv. Ai është asimptomat­ik dhe është futur menjëherë në izolim. Kapiteni i Portugalis­ë do të humbasë kështu ndeshjen e sotme të Ligës së Kombeve kundër Suedisë.

NË RRJETET SOCIALE – Ditën e hënë, CR7 postonte një foto gjatë darkës me të gjithë shokët e kombëtares, në një tavolinë me distancim zero dhe pa maska. Dy futbollist­ë të tjerë të luzitanëve, Zhoze Fonte dhe Antoni Lopez kishin rezultuar pozitivë gjatë ditëve të fundit. Ndërkohë që mediat spanjolle janë të shqetësuar­a për lojtarët e tyre të kombëtares pas fotos së famshme të Ronaldos me Pepen dhe kapitenin Serxho Ramos në fund të ndeshjes me Spanjën pak ditë më parë.

PLANI – Sipas rregullave, Ronaldo duhet të qëndrojë në Portugali të paktën deri në fund të javës. Testin e radhës ai nuk mund ta bëjë më herët se pesë ditë. Vetëm në atë pikë, në rast se do të konfirmohe­t negativ, ai mund të shqyrtojë mundësinë e rikthimit në Itali.

JUVE NË TELASHE – Një problem për Juven në pritje të katër ndeshjeve të rëndësishm­e në dy javët e ardhshme: transferta në Krotonte, debutimi në Champions kundër Dinamos së Kievit dhe pastaj Verona dhe Barcelona në shtëpi. E pamundur që 35vjeçarin ta shohim në Itali 10 ditëshin e ardhshëm. Prezenca ndaj Krotones është përjashtua­r, ashtu si ajo në Kiev. Pikëpyetja e madhe përveç Juve-verona është nëse do të jetë në Juve-barça, ndeshja e parë kundër Mesit në fazën e grupeve të Champions-it. Infektimi i Kristianos risjell në vëmendje vendimin e tij për të lënë “Kontinasën” të hënën në 5 tetor, pak orë pas ndeshjes së paluajtur kundër Napolit. Ai ishte më i vendosuri mes juventinëv­e për të lënë Italinë, pavarësish­t detyrimit për të qëndruar në izolimin e sigurt të “Kontinasës” dhe respektuar rregullin italian, për të cilin ai protestoi edhe përpara skuadrës. Prokuroria e Torinos hapi një hetim dhe ai rrezikon të paguajë edhe pasojat e shkeljes së

nenit 650 të kodit penal.

MESAZHI I XHORXHINËS – E fejuara e sulmuesit bëri një postim në “Instagram” në mbështetje të tij: “Je frymëzimi im”, shkruante modelja. Ndërsa mamaja Dolores shkruante: “Zoti u jep beteja të mëdha luftëtarëv­e të

mëdhenj”. Lapo Elkan shfrytëzoi “Twitter”-in për t’i dërguar një mesazh mikut të tij: “Je një luftëtar i vërtetë dhe jam përkrah teje në këtë koment të vështirë. Një përqafim i madh miku im. Shërohu shpejt sepse ne presim rikthimin e mbretit”.

 ??  ??
 ??  ?? Ronaldo pozon nga karantina, në qendrën stërvitore të Kombëtares së Portugalis­ë, pas pozitivite­tit me Koronaviru­s
Ronaldo pozon nga karantina, në qendrën stërvitore të Kombëtares së Portugalis­ë, pas pozitivite­tit me Koronaviru­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania