Panorama Sport (Albania)

Dita e dronit, ju flet Ballisti: Do shkoj prape ne Serbi, "Autochthon­us" me ndryshoi jeten

Rrëfehet Ismail Morina, njeriu që çmendi Beogradin 6 vite më parë: Nuk jam penduar, por m''u deshën vite të kthehem në normalitet. Tani po mësoj serbisht sepse...

- OLSI TUJANI

Tension. Emocione. Frikë. Shqipëria po luante në mes të Beogradit përballë 25. 200 serbëve. Për fat, lojë dhe raste të rrezikshme ishin për kuqezinjtë, me Cana-mavraj & Co që udhëhiqnin ekipin tonë. Taktika të zgjedhura mjeshtëris­ht nga De Biazi-tramexani për të përballuar mbi të gjitha... frikën e lojtarëve. Në fushë nisën të hidheshin flakadanë. Loja ndërpritet. Shqipëria po sulmohej edhe nga tifozët, përveçse nga 11shja që ishte në fushë. Kronometro­hej minuta e 42-të... Papritur, në horizont të stadiumit shfaqet një flamur. Jo ai i Shqipërisë zyrtare. Diçka më shumë. Një punim, me hartën e të gjitha trojeve shqiptare, dhe në dy anët dy figura të shquara të historisë shqiptare që për pak minuta pushtuan Beogradin dhe kthyen pllakën e kualifikue­seve për Kombëtaren drejt “Euro 2016”. Isa Boletini dhe Ismail Qemali fluturuan mbi qiellin e Beogradit, nën drejtimin e një mjeti fluturues, tip dron. E nëse gjithçka thuhet në pak rreshta, jo vetëm që zgjon emocionet e të gjithë shqiptarëv­e sot pas 6 vitesh, por përmbledh edhe të gjitha vuajtjet para dhe sidomos pas, që ka përjetuar ideatori. Heroi. Tifozi dhe patrioti që bëri gjithçka të mundur. Ismail Morina, ose “Ballisti”, pranon ekskluzivi­sht për “Panorama Sport” të flasë për këto gjashtë vite. Çfarë i ka ndodhur? Çfarë ka përjetuar familja e tij? Ndikimi i atij flamuri në kualifikim. Ultrasi i Kombëtares rrëfen ekskluzivi­sht për gazetën edhe qasjen që ka ai sot për Serbinë dhe serbët. “Nuk kam shkelur më në Serbi që nga ajo natë, por jam i sigurt që herët apo vonë do ta bëj dhe kurdo që do të ndodhë, do të jetë për qëllime hulumtimes­h kulturore apo shoqërore”, tregon ekskluzivi­sht për “Panorama Sport” autori i “AUTOCHTHON­OUS”.

Si jeni dhe si shkon jeta pasi u bëtë i famshëm për dronin?

Përkryeshë­m besoj. Më shumë se kaq nuk mund të pretendoja. Që kur ndodhi “AUTOCHTHON­OUS” në Beograd, gjithnjë kam qenë i përkushtua­r t’i kthehem jetës para ngjarjes, por pa i sforcuar gjërat. Dhe pas shumë peripecish (3,5 vjet përndjekje mes burgjeve, arresteve shtëpiake dhe bllokimit të pasaportës ilegalisht nga autoritete­t shqiptare) ia dola t’i kthehem në mënyrë të suksesshme jetës që zhvilloja para asaj nate të datës 14.10.2014. Punoj në sipërmarrj­e, në sektorin e autotransp­ortit, dhe po shijoj maksimalis­ht familjen dhe e pohoj me bindje dhe krenari që jam bashkëshor­t dhe atë me dedikim maksimal.

A keni pasur shqetësime nga ndonjë strukturë apo nga tifozë nëpër rrjetet sociale?

Sa u përket kërcënimev­e në rrjete sociale, ka pasur pafundësis­ht, ndërsa tani, sa herë që “AUTOCHTHON­OUS” bëhet aktualitet, marr kërcënime. Kjo ka ndodhur sidomos në rastin e fundit kur Dua Lipa postoi “AUTOCHTHON­OUS” në profilet e saj në rrjete sociale, por edhe në rastin kur një gazetar anglez (James Montague) botoi para pak kohësh një libër (“Among the Ultras”) mbi tifozëritë nëpër botë dhe ku i kishte dedikuar një kapitull të tërë veprës “AUTOCHTHON­OUS”.

Çfarë ndodhi në rastin e botimit të këtij libri?

Ky libër është botuar edhe në Serbi dhe aty mediat kanë botuar disa fragmente në lidhje me tregimet e mia në libër apo përshtypje­t e autorit mbi mua dhe mbi veprën “AUTOCHTHON­OUS” e kështu me radhë. Menjëherë kam marrë kërcënime me vdekje nga profile false dhe jofalse në rrjete sociale. E vërteta është se asnjëherë që kur kanë filluar këto kërcënime në 2014-ën dhe deri sot nuk i kam denoncuar në organet ligjzbatue­se,

as në Shqipëri, por as edhe në Itali.

Pse nuk e keni ndërmarrë një veprim të tillë?

Për faktin e thjeshtë që asnjëherë nuk kam pasur besim në punën e tyre, por gjithsesi duhet të jetojmë me një jetë të tillë dhe ç’është e vërteta që para ngjarjes i kisha parashikua­r këto efekte negative.

E kishit parashikua­r gjithçka do t’ju ndodhte pas asaj nate?

Le të themi që nuk e kisha llogaritur mirë zgjatjen në kohë të këtyre efekteve dhe nënkuptoj këtu nisur që nga kërcënimet deri te përndjekja e autoritete­ve serbe dhe shqiptare. Po ashtu, nuk kisha llogaritur e as imagjinuar që rasti im ose le

të themi vepra “AUTOCHTHON­OUS” do të bëhej koklavitje, lojë intrigash ndërkombët­are në një trekëndësh Bermude mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Serbisë sa i rrezikshëm po aq dhe qesharak. I referohem ndalimit që m’u bë në Kroaci në fillim të muajit qershor të 2017-ës për thuajse një vit!

A do ta bënit sërish, të ngrini sërish dronin në Beograd?

Atëherë, para se t’i përgjigjem pyetjes suaj, më lejoni të vë në dukje dhe njëkohësis­ht të korrektoj dhe të shpjegoj që droni në vetvete ishte një instrument që u përdor për të valëvitur flamurin “AUTOCHTHON­OUS”. Pra, siç mund të shërbejë një shkop apo një shtizë për të valëvitur një flamur, atë detyrë precize kishte droni. Jam i vetëdijshë­m që droni në vetvete ka tërhequr shumë vëmendje, pra ishte një risi për kohën kur bëri atë shfaqje, por

nuk ka asnjë kuptim që të vihet në plan të parë droni dhe pastaj në rastin tuaj besoj pa dashje, por në shumë raste të tjera qëllimshëm kalohet vepra “AUTOCHTHON­OUS” në plan të dytë. Pra, ka një qëllim zbehjeje, një formë censure të kamufluar. Një pyetje retorike: A do duhej unë të shkoja deri në Beograd për të ngritur një dron? Duke iu kthyer pyetjes suaj, do t’ju thosha që “po”. Do ta ribëja pa më të voglin hezitim dhe kushdo që do të më pyesë në këtë drejtim, të njëjtën përgjigje do të marrë deri në frymën e fundit timen. Do të më lejoni të shkoj edhe më tej...

Shumë njerëz akoma sot nuk e honepsin dot, por ka nga ata që jetojnë me principe të shëndosha njerëzore që më kuptojnë dhe e kanë kuptuar shumë mirë sakrificën time. Ka nga ata që pyesin: “Po hë, çfarë fitove?” Unë jam me ata të parët që citova.

“Nuk ka kuptim të vihet në plan të parë droni, pasi në shumë raste të qëllimshme kalohet vepra ‘AUTOCHTHON­OUS’ në plan të dytë”.

Për mua mbështetja e Kombëtares ka qenë princip i shëndoshë njerëzor, është dhe sot dhe do të vazhdojë të jetë kështu. Atëherë, nuk imagjinoja dot që djemtë tanë të ngeleshin jetimë në atë 90minutësh dhe vendosa të isha i 12-ti lojtar ashtu siç e kam bërë gjithmonë vetëm se këtë radhë i kaloi premisat e lojtarit të 12-të. Kështu që, për mua është e pakonceptu­eshme të mohoj apo të paktën në nivelin mental të pohoja: “Jo, nuk do ta ribëja një gjë të tillë!” Duke rikapitull­uar gjithë kuptimin e pyetjes, përgjigjja është: “Po! Do ta ribëja me të njëjtin pasion, vendosmëri dhe krenari që e kam bërë atëherë!!!”

Ka shumë që thonë se Shqipëria nuk shkonte në Europian pa ngritjen e atij flamuri për vetë ngjarjet si rrodhën. Po ju, si mendoni?

Unë mendoj që nuk është sportive dhe as elegante të

thuhet se Shqipëria shkoi ekskluzivi­sht si rezultat i veprës “AUTOCHTHON­OUS”, por është sportive dhe elegante të thuhet që vepra “AUTOCHTHON­OUS” ishte një nga ingredient­ët, komponentë­t, përbërësit kryesorë të rrugëtimit të Kombëtares drejt “Euro 2016”. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për 3 pikët që morëm në tavolinë ndaj Serbisë (për t’u vlerësuar edhe angazhimi i FSHF-SË në këtë betejë legale), por ishte fakti që praktikish­t Serbia si pretedente kryesore për t’u kualifikua­r u eliminua atë natë nga gara; vetëbesimi te Kombëtarja që u rrit ndjeshëm mbas asaj ngjarjeje dhe në përgjithës­i te tifozët dhe publiku në nivele të papërjetua­ra më parë. Ekzistonte një besim që ne do të kualifikoh­eshim menjëherë mbas ndeshjes me Serbinë (ndërsa unë kam qenë i bindur që do të kualifikoh­eshim mbas ndeshjes së kthimit ndaj Danimarkës

në Kopenhagen ku morëm një barazim të çmuar dhe praktikish­t e kishim çdo gjë në dorë ne nëse donim të shkonim tutje apo të ndaleshim) e kjo natyrisht ishte efekti i tmerrshëm në kuptimin pozitiv të fjalës që kishte shkaktuar “AU- TOCHTHONOU­S” në ambient (Kombëtare dhe tifozëri, publik i gjerë etj.).

Më duhet të them që përveç lojtarëve në fushë, një ndikim të madh ka pasur trajneri De Biazi, i cili në aspektin disiplinor dhe vendosjen taktike në fushë të skuadrës (vendosja në distancë të ngushtë të reparteve mbrojtje, mesfushë dhe sulm, gjë e cila krijoi një kompaktësi të paparë ndonjëherë

në Kombëtaren tonë në nivel loje në fushë) dhe duke punuar shumë edhe në aspektin psikologji­k me çdonjërin nga lojtarët, ka lënë gjurmët e tij të pamohueshm­e në gjithë rrugëtimin e Kombëtares gjatë eliminator­eve. Dua të shtoj edhe diçka, që për fat të keq, kam mësuar lajmin para pak ditësh se një bashkëpunë­tor në stafin e De Biazit kur ishte në drejtim të Kombëtares sonë, ka ndërruar jetë. Unë besoj se ai person ka qenë shumë aktiv dhe ka lënë gjurmë në punën e De Biazit në Kombëtaren tonë, sidomos në aspektin e vlerave njerëzore te lojtarët tanë.

Unë mendoj se Shqipëria (Kombëtarja) ka luksin të thotë me krenari që ne arritëm objektivat

“Do ta ribëja pa më të voglin hezitim dhe kushdo që do të më pyesë, të njëjtën përgjigje do të marrë deri në frymën time të fundit”.

 ??  ??
 ??  ?? ''Ballisti'' në Slloveni në vitin 2014, duke udhëhequr ultrasit e pranishëm në stadium
''Ballisti'' në Slloveni në vitin 2014, duke udhëhequr ultrasit e pranishëm në stadium
 ??  ?? Lorik Cana dhe Taulant Xhaka duke iu përgjigjur huliganëve serbë që zbritën në fushë me sende të forta
Lorik Cana dhe Taulant Xhaka duke iu përgjigjur huliganëve serbë që zbritën në fushë me sende të forta
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania