Panorama Sport (Albania)

Kokëdhima: Ju tregoj tre skenarët për kampionati­n

Presidenti i Apolonisë “thumbon” edhe Gjicin

-

Kategoria Superiore vazhdon bojkotin. Kampionati duhet të niste që prej 12 shtatorit, por kjo ende nuk ka ndodhur. Është Koço Kokëdhima që ka treguar tre skenarët që mund të aplikohen, në rast se nuk arrihet marrëveshj­a për plotësimin e 4 kërkesave që klubet i kanë vendosur qeverisë. Gjatë një lidhjeje në “Sport Time” të “Supersport”, ai ka deklaruar se sezoni mund të nisë edhe në janar ose prill. “Tre skenarë janë në diskutim në rast se qeveria nuk i plotëson kërkesat e vendosura.

I pari është të mos luhet kampionati fare deri në muajin prill dhe atëherë të bëhet një sistem grumbullim­i ndoshta me ndeshje me vetëm një takim, ku të vendoset gjithçka. Kjo, për të mos krijuar problem me botën e futbollit. Skenari i

dytë është të zgjidhen çështjet deri në janar dhe të luhet me dy faza. I treti është që qeveria të tregohet e arsyeshme, të bëjmë një marrëveshj­e dhe t’u hapim rrugë reformave për të ecur para. Futbolli është duke marrë fund dhe nuk ka pasur asnjë polemikë në mbledhje”, u shpreh fillimisht presidenti i Apolonisë.

RREZIKU NGA UEFA E FIFA

I pyetur nëse Shqipëria mund të penalizohe­t nga FIFA dhe UEFA, numri një i klubit fierak dha garanci se asgjë nuk do të ndodhë dhe se Liga Profesioni­ste ka marrë mbështetje jo vetëm morale prej të gjithë aktorëve drejtues të futbollit europian e botëror. “Nuk do të ketë asnjë dënim nga UEFA dhe FIFA. Ata janë në dijeni të kësaj që po ndodh në Shqipëri. Ne kemi ndërmarrë rrugë të sigurt dhe nuk na mungon mbështetja morale, por edhe më shumë se kaq. Ne nuk do ta lëmë Shqipërinë pa u përfaqësua­r në Kupat e Europës”, u shpreh ai.

“THUMB” GJICIT

Koço Kokëdhima nuk ka ngurruar që të “thumbojë” edhe Safet Gjicin, i cili e ka sulmuar publikisht. “Kam dëgjuar disa si Safeti që flasin, por ai nuk është përfaqësue­s i Kukësit. Gjici është një i ashtuquajt­ur president nderi dhe Kukësi është mbështetës i bojkotit dhe kërkesave. Ne do ta vazhdojmë këtë bojkot deri në fund. Pa një marrëveshj­e të qartë për t’u dhënë një zgjidhje të plotë kërkesave, unë mendoj se nuk do të luhet më kampionati i Shqipërisë”, përfundoi presidenti i Apolonisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania