Panorama Sport (Albania)

Kosova sfidon Greqinë, Shaland premton kthesën

Trajneri: Jam i befasuar me kritikat e rënda

-

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, beson se skuadra e tij do të bëjë kthesën në Greqi, pikërisht sot në orën 20:45 në stadiumin "Olimpik" të Athinës. Zvicerani që drejton "Dardanët" doli dje para mediave bashkë me mbrojtësin që luan te Torino, Mërgim Vojvoda. Fillimisht, trajneri foli për ndeshjen me grekët, ndërsa ftoi analistët kosovarë që të gjitha kritikat t'i bëjnë duke u bazuar në situatën momentale. "Nuk është periudhë aspak e mirë për ne. Sidomos me mungesat, e pastaj edhe rezultatet. Nga të gjithë futbollist­ët e ftuar, dhjetë prej tyre mungojnë. Të gjithë kritikat dhe analizat që keni, duhet t'i bëni duke u bazuar në këto fakte. Jam i befasuar me kritikat e rënda për ekipin", ka thënë Shaland. Trajneri beson se ndaj Greqisë do të angazhohen që më shumë të shënojnë gola dhe mos të bëjnë gabime si në ndeshjet e kaluara. "Ne nuk kemi ndonjë plan për fazën defensive, pasi jemi të fokusuar në pjesën e sulmit. Aty kemi probleme për të shkuar te goli. Nuk kemi probleme në mbrojtje, por në sulm për t'i konkretizu­ar rastet që kemi. Ne mund të provojmë ta ndryshojmë skemën, por jo në aspektin mbrojtës, por në mënyrën për të gjetur zgjidhje për të shënuar. Duhet ta keni parasysh me çfarë kundërshta­rësh kemi luajtur. Greqinë e

dimë çfarë potenciali ka dhe nuk është lehtë të fitohet", përfundoi trajneri i Kosovës. Ndërkohë, për shkaqe të ndryshme sot mungojnë ndaj Greqisë lojtarë si Rrahmani, Rrashica, Muriqi, Zeneli,

Zhegrova, V.berisha, B.berisha, Kryeziu dhe Voca.

VOJVODA - Titullari i Kosovës, Mërgim Vojvoda, mendon fitoren ndaj Greqisë. Ai foli në lidhje me formën individual­e dhe atë të skuadrës para sfidës me helenët. "Ndoshta duket se nuk japim 100%, por ne jemi po të njëjtit dhe luajmë po të njëjtën lojë. Mua personalis­ht pushimi ndaj Sllovenisë më jep më shumë freski. Nuk ka problem se çfarë mendojnë grekët, vetëm sa na e lehtësojnë punën neve. Ne kemi pasur paraqitje shumë të mira dhe nuk kemi nënvlerësu­ar askënd. Do ia bëjmë shumë të vështirë Greqisë. Më shumë se lojtarët nuk dëshiron askush të fitojë. Ne nuk futemi në fushë për të fjetur, por për të fituar çdo ndeshje. Kritikat na bëjnë mirë, por ofendimet nuk i marrim parasysh".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania