Panorama Sport (Albania)

Partizani, Daiu: Titulli i pamundur

Ish-kapiteni i të kuqve: Pa merkato nuk mund të presësh trofe, të nisë kampionati

-

Nga Partizani gjithmonë priten trofe, për vetë emrin dhe tifozërinë e tij, por sipas ishkapiten­it të kuq, Përparim Daiu, në situatën aktuale kjo duket diçka e vështirë. Se çfarë pritet nga një ekip që nuk bën merkato, Daiu e përkufizon me shprehjen: "Me miell misri, mos prit bukë gruri!" Ish-kapiteni vlerëson shumë afrimin e Ilir Dajës dhe në...

Reshjet e rëna në qytetin e Durrësit në ditët e fundit e kanë penguar ekipin e Teutës të stërvitet në kushte normale në fushë. Kompleksi "Olympic Park" ka qenë i mbingarkua­r prej shiut, ç'ka ka e bërë të pamundur stërvitjen e skuadrës. Në këto kushte blutë janë stërvitur në fillim javë në një nga fushat e kalçetos së qytetit, e cila është pranë "Sektorit Rinia". Trajneri Martini nuk ka preferuar për shumë arsye që stërvitjen ta zhvillonte në kalçeto. Nisur nga kushtet atmosferik­e, Teuta mund të zhvillojë edhe seanca të tjera në prag të sezonit të ri në fusha

kalçetoje. Me hyrjen e stinës së vjeshtës, fushat stërvitore në Durrës rëndohet nga reshjet, gjë e cila e ka detyruar Teutën, ndonëse kundër dëshirës të spostohet në kompleksin "Olympic Park", që ofron fusha me bar sintetik. Për momentin, përgatitje­t e skuadrës durrsake janë në varësi

të "kapriçove" të motit. Të hënën ekipi u stërvit në kalçeto, ndërsa dje u spostua në fushat me bar sintetik të kompleksit "Olympic Park". Rreth orës 16:00 ekipi i Teutës u bë gati për të zbritur në fushë, por rrebeshi i shiut bëri që stafi të kryente stërvitjet në kalçeto. Skuadra u nda në dy grupe ku fillimisht lojtarët po luanin me njëri-tjetrin duke goditur penallti ndërsa dikush tjetër bënte izometri për të ngrohur muskujt, deri në momentin që trajneri Martini i ra bilbilit për të nisur zyrtarisht seancën e radhës ku ekipi u nda në grupe duke zhvilluar lojëra të ndryshme.

RIKTHIMET- Infermieri­a e Teutës po shkon drejt boshatisje­s, pasi Rento Arapi me Rustem Hoxhën kanë zbritur në fushë. Të dy lojtarët i janë bashkuar dje skuadrës në terrenin stërvitor dhe me program të njëjtë me grupin. Trajneri Martinj pritet që ta ketë të plotë skuadrën gjatë javës tjetër. Ndonëse parashikoh­et të jenë me grup të kompletuar, akoma nuk dihet se kur të rikthyerit do të zbresin në fushën e lojës. Më herët nga infermieri­a dolën Kuro dhe Todorovski. LËVIZJET - Nuk mund të thuhet ende nëse te Teuta ka një formacion ideal, për aq kohë sa nuk janë të gjithë lojtarët të gatshëm. Edhe vetë Martini përzien kartat në stërvitje sa herë zhvillon një ndeshje brenda grupit. Një rreshtim i mundshëm, i provuar së fundmi, është 4-2-3-1. Me Hoxhën dhe Arapin në qendër të mbrojtjes dhe Kuron dhe Todorvskin nga krahët. Aleksi me Avdylin në qendër të mesit të fushës, ndërsa L.vila, Bregu dhe E.vila qëndronin para Hebajt si sulmues i vetëm. Gjithsesi, bëhet fjalë për prova normale gjatë stërvitjev­e, sepse Teutës i mungon formacioni ideal për aq kohë sa grupi ka mungesa. ZAMIR QYPI

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga stërvitja e durrsakëve
Çast nga stërvitja e durrsakëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania