Panorama Sport (Albania)

“Shkëndija” që në start, Danso ngroh Tiranën

Sulmuesi shihet si i duhuri për rolin që bënte braziliani

- OLSI AVDIAJ

Riçard Danso mund të jetë gjetja e Tiranës në merkaton që sapo u mbyll. Edhe pse ka kohë që nuk luan, ganezi që në dy stërvitjet e para me bardheblut­ë ka lënë shenjë. Në krahun e majtë ka bërë shumë mirë. Plani është që në mungesë të Kalesë, Danso të jetë zëvendësue­si i tij në krahun e majtë. Ishte i shpejtë. Luante mirë me topin dhe tregonte personalit­et në fushën e lojës. Të gjitha këto cilësi për një lojtar të mirë. Gjithsesi, Danso ka vetëm dy ditë në stërvitje dhe përgatitje­t në vazhdim do të tregojnë formën e mirë sportive. Duket qartë se ka cilësi më shumë se bashkëkomb­ësit e tjerë të ardhur së fundmi. Për sa i përket Sasrakut, ky i fundit po e merr veten dhe shihet se mund të tërheqë ekipin përpara. I fortë në zonë, por jo si Ngoja që vraponte dhe jepte asiste në çdo moment. Sa për dyshen Sulej-giamfi, ganezët janë akoma të për t'u zbuluar, sepse ende nuk kanë dhënë asgjë në fushën e lojës.

FIRMA - Riçard Danso firmosi katër vite për Tiranën ditën e hënë. Ganezi është lojtari i fundit nga afrikanët që bashkohet me Tiranën. Ai është një futbollist shumë i mirë dhe këtë e ka treguar në Premier League-n e Ganës. Gjithashtu ai ka luajtur për U-17 dhe U-20-ën ganeze, madje pjesë e skuadrës së Botërorit të 17-vjeçarëve në 2017-ën. Danso te Tirana vjen nga radhët e skuadrës ganeze të WAFA SC, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe në Tunizi me skuadrën e ES Sahel. Sezonin e fundit ai ka luajtur i dhënë borxh në USL League One me ekipin North Texas SC, duke u aktivizuar 12 ndeshje, shënuar dy gola dhe dhënë një asist. Nga ky lojtar pritet shumë, pasi ka vlerësime shumë të larta në Afrikë. Aktualisht nëntë lojtarë që kanë lindur jashtë shtetit dhe nuk janë me kombësi shqiptare ka aktualisht Tirana. Bëhet fjalë për dy amerikano-latinë, 5 afrikanë (bashkë me Dansonë) dhe dy maqedonas.

FORMACIONI - Me Kalenë jashtë dhe Dansonë në fushë, ndodh që një nga dyshja Hoxhallari-ismajlgeci sakrifikoh­et. Në portë Bekaj, në mbrojtje Toshevski, Najdovski,

Vangjeli. Në mesfushë dyshja e pandryshue­shme Batha-çelhaka. Para tyre Torasa, Kobina dhe Danso. Në sulm Muçi është në balotazh me Sasrakun. Gjithsesi, plani është që djaloshi 19-vjeçar të luajë edhe si sulmues i dytë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania