Panorama Sport (Albania)

Elezaj: Me Bufonin nuk kisha shanse, pse zgjodha Kukësin

"Erdha të njoh rrënjët shqiptare dhe të kap Kombëtaren"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi afroi një porti er kualitativ në mer katon e verës, Entonio Elezaj, i cili është rritur tek akademia e Juventusit. Shtatlarti, i cili luajti si titullar ndaj Volfsburgu­t në Ligën e Europës, në një intervistë ekskluzive të dhënë për "Panorama Sport" tregon si dhe pse erdhi në Shqipëri për t'u bërë pjesë e Kukësit. Ai tregon stërvitjet me Bufonin dhe është pikërisht legjenda italiane idhulli i tij. Elezaj më tej tregon se si është njohur me kampionati­n shqiptar dhe është i kënaqur që ka zgjedhur Kukësin, ku synon të fitojë trofe dhe të njihet nga tifozët dhe qytetarët e vendit të tij. Gardiani është i bindur se do të lërë shenjë te Kukësi dhe në kampionati­n shqiptar.

Nga akademia e Juventusit e disa ekipe italiane, si Peruxha, te Kukësi. Si ndodhi dhe kush ju sugjeroi apo ju solli te Kukësi?

Isha te Juventusi për 9 vjet. Pasi fitova me ekipin e të rinjve, u largova, sepse e dija se nuk do të kisha hapësirë me Bufonin përpara. Unë kam qenë pjesë e shumë klubeve të tjera prestigjio­ze, si Peruxha, Pro Verçeli (që ka 8 kampionate në vitrinë) dhe Sliema Uonderers, që është klubi më prestigjio­z në Maltë, me të cilin unë gjithashtu fitova Kupën. Jam lindur në Itali, por prindërit e mi janë shqiptarë dhe gjithashtu kam veshur fanellën e ekipit kombëtar në dy eliminator­e europiane. Kështu që, për mua ardhja në Shqipëri për të luajtur ishte pak a shumë si të kisha mundësinë të rizbuloja rrënjët e mia.

Si ndiheni te skuadra e Kukësit?

Kohët e fundit arrita dhe fillova me një grup ku u përfshinë edhe 8 lojtarëve të rinj. Besoj se

po krijohet baza për të pasur një sezon të mirë duke luftuar në krye. Më pëlqen sfida, stadiumet ku do të luajmë ne janë të bukura, pa dyshim ai i Kukësit që po ndërtohet, dhe më pëlqen të fitoj. Te Kukësi ndihem mirë, shokët dhe drejtuesit janë harmonikë dhe besoj se kur të njihemi më mirë gjithsecil­i me njëri-tjetrin, do të jemi si një familje.

Çfarë note i vendosët vetes dhe cilat ishin komentet që morët pas ndeshjes me Volfsburgu­n?

E vështirë për ta vlerësuar veten. Le ta themi në këtë mënyrë: Volfsburgu është sigurisht

një klub shumë i rëndësishë­m, ka lojtarë të nivelit europian. Ata objektivis­ht meritonin të kualifikoh­eshin. Sinqerisht, besoj se në tre nga katër golat e pësuar nuk mund të bëja asgjë, sepse u gjenda një mbi një me kundërshta­rin me top dhe zinxhir. Ne ishim të pafat në golin e dytë, sepse kërcimi im mori një drejtim që shkaktoi një seri kërcimesh që favorizuan sulmuesin e tyre. I vetmi rast tjetër ku kam pësuar 4 gola ishte në Marasi kundër Xhenoas në Kupën e Italisë. I kam marrë 7, por kam bërë edhe shumë ndërhyrje të jashtëzako­nshme. Me Volfsburgu­n

nuk pata një shans, disa dalje të larta dhe një paradë në tokë. Besoj ishte paraqitje pozitive, golat nuk pasqyruan lojën tonë.

A e ndieni presionin pasi janë edhe tre portierë të tjerë në ekip?

Absolutish­t jo. Ata janë të gjithë djem të shkëlqyesh­ëm me të cilët më pëlqen të stërvitem. Ne të gjithë do të japim më të mirën tonë dhe më pas trajneri do të bëjë zgjedhjet e tij.

Cilat janë synimet tuaja me Kukësin?

Të jap gjithçka që mundem, të shijoj këtë sezon të parë në

vendin tim, si dhe të fitoj sa më shumë që të jetë e mundur për të treguar dhe për t'u rikthyer në ekipin kombëtar.

Kush është idhulli juaj?

Bufon, pa dyshim, e kam parë kur stërvitesh­a me ekipet e të rinjve, pastaj fillova gjithashtu të punoja me të. Isha në gjendje të admiroja si teknikën, ashtu edhe karizmën e tij. Një gjigant midis shtyllave dhe jashtë fushës. Sot më pëlqen Nojer, mbase portieri më i plotë nga të gjithë.

Para se të arrinit në Shqipëri, sa dinit për skuadrat shqiptare?

E ndiqja kampionati­n në mediat sociale dhe nëpër gazeta. Në Itali ata nuk i japin shumë rëndësi dhe nuk e shohin shumë kampionati­n shqiptar, por kam parë që ka kualitet dhe futbolli si produkt sportiv po rritet. Kjo është arsyeja pse unë jam i lumtur që jam këtu. Për mua është një sfidë e re dhe një mundësi për ta bërë veten të njohur në vendin tim.

Si e parashikon­i kampionati­n?

Nuk mund të bëj parashikim­e. Unë vetëm mund të bëj një premtim: Do të bëj çmos për të bërë më të mirën dhe për t'ju argëtuar. Faleminder­it! Shihemi në fushë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania