Panorama Sport (Albania)

Italia në kaos, Holanda rrezikon turpin 115-vjeçar

Trajneri i të kaltërve: Ndaj Holandës të tregojmë forcën

- Përgatiti: Jeton Stamolla

Që diçka nuk shkon te në radhët e ko mbëtares së Italisë kjo u kuptua rreth orës 17:00, kur u lajmërua se konferencë për shtyp e trajnerit Roberto Mançini do të shtyhej me 90 minuta (ishte planifikua­r për në orën 18:00 dhe u zhvillua në 19:30. Arsyeja ishte shqetësimi i rezultatev­e të marra nga vetëm dy tamponë, pasi të gjithë të tjerët kishin rezultuar pozitivë. Gjithsesi, disa minuta përpara konferencë­s së trajnerit "Axurr" është zbuluar se emri i parë pozitiv është ai i Stefan El Sharauit. Sulmuesi u fut menjëherë në izolim, ndonëse menjëherë pas verifikimi­t i është nënshtruar një tjetër tamponi, ashtu sikurse e gjithë skuadra. Ndërkohë, se kujt i përket tamponi i dytë i dyshimtë për Koronaviru­s nuk dihet ende, ndonëse përgjigjja pritet që të merret ditën e sotme, përpara zhvillimit të takimit me Holandën, në stadiumin e Atalantës, në Bergamo.

LEHTËSIMI - Pas alarmit të ngritur dhe tamponëve që iu nënshtruan të gjithë te Italia, përgjigjja e radhës mbi El Sharauin ka rezultuar negative, ashtu siç ishte edhe dyshimi i mjekut të kombëtares. Ndërkohë, tani duhet pritur vetëm rezultati i të dytit të dyshuar, por edhe i të gjithë pjesës tjetër të skuadrës.

FLET MANÇINI - Ndërkohë, lidhur me pozitivite­tin e Stefan El Sharauit dhe

alarmin që mund të jetë ngritur në Kombëtaren italiane, ndonëse ai u shua menjëherë, ka folur edhe trajneri Roberto Mançini, në konferencë­n për shtyp: "Nuk mendoj se kemi frikë, por pak shpërqendr­im ky pozitivite­t i papritur mund të sjellë. Gjithsesi, unë mendoj se të gjithë jemi të rritur

dhe të fortë për të bashkëjetu­ar me këtë situatë, e cila na shfaqet për herë të parë, nënvizon Mançini, i cili lidhur me ndryshimet e mundshme në formacion që mund të sjellë ky rast me "COVID", ai sqaron. - Sigurisht që duhet të presim edhe përgjigjen e tamponëve dhe

verifikime­t do t'i bëj përpara ndeshjes. Por ajo që mund të siguroj është se ndaj Holandës titullarët e sigurt do të jetë Xhorxho Kielini në mbrojtje dhe Çiro Imobile në sulm". Në fund, lidhur me kundërshta­rin Mançini thekson: "Holanda është një skuadër e fortë, me të rinj

shumë cilësorë, të cilët po përmirësoh­en ndeshje pas ndeshjeje. Mendoj se do të jetë një ndeshje spektakola­re dhe nuk mendoj se De Bur do të ndryshojë shumë nga formacioni i ndeshjes së vajtjes. Ndaj Meksikës dhe Bosnjës ndoshta Holanda u pa në vështirësi, por çdo ndeshje

është një histori më vete dhe mesa e pashë unë, Bosnja ndaj Holandë u mbrojt me 11 vetë në zonë, ndaj u mungoi vetëm goli. Për këtë arsye, nga lojtarët e mi pres një lojë sulmuese, siç bëmë edhe ndaj Polonisë, por me më shumë saktësi në pasimin e fundit dhe në zonën e golit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania