Panorama Sport (Albania)

Zvicra “fik” Lëvin, Nojer: Kjo Gjermani fut ujë

Paqe me ish-presidenti­n, spanjolli: Dua të hyj në histori

-

Ishte sërish një ditë prezantime­sh te skuadra e Bajernit të Mynihut. Pas Çupo-muting dhe Sarr, dje kampionët e Gjermanisë prezantuan blerjet e fundit, Duglas Kostën dhe Mark Rokën.

DUGLAS KOSTA - Pyetja e parë kishte të bënte sigurisht me komentet e ish-presidenti­t Uli Hënes që kishte bërë për Kostën, duke e quajtur atë mercenar. Por braziliani tha shkurt: “Nuk jam një njeri që jetoj me të shkuarën. Çfarë ka ndodhur ka ndodhur, është një temë e mbyllur për mua”, tha Kosta që më pas shtoi: “Unë tashmë di shumë gjëra për Bajernin dhe jam i lumtur që do

të luaj sërish këtu. Unë dua të bëj më të mirën time dhe të përfshihem plotësisht në ekip. Të integrohem dhe kjo do të jetë një gjë jo e lehtë, çdo ditë duhet të stërvitem dhe të vërtetoj se sa vlej. Shpresoj që të mos humbas shumë kohë dhe të nis menjëherë nga puna”, tha braziliani. “Më kanë munguar

më shumë ish-shokët e mi të skuadrës. Gjithmonë kam biseduar dhe i kam pyetur se si po shkojnë gjërat në Mynih. Gjithmonë jam ndier shumë mirë këtu. Jeta që kisha ishte e shkëlqyesh­me. Klima është e vështirë për mua pasi Gjermania është shumë e ftohtë, por do të përshtatem ashtu siç bëra

në Torino”.

MARK ROKA -

“Unë kam shumë lojtarë të preferuar, Ksavi Alonso është një nga idhujt e mi, - tha spanjolli në fjalët e tij të para për gazetarët e pranishëm. - Unë gjithmonë e kam përdorur atë si një shembull që duhet ndjekur. Jam një lojtar që dua të rritem dhe të zhvillohem dita-ditës. Te Bajerni, objektivi është të bëj më të mirën time dhe të jem ndër më të mirët. Dua të shfrytëzoj mundësinë e madhe që më ka dhënë një klub si Bajerni i Myinut. Jam i lumtur që jam këtu dhe besoj se do të mësoj nga më të mirët”. Në fund, spanjolli komentoi edhe fitoren e thellë të Bajernit ndaj Barcelonës, Roka, si një ish-lojtar i Espanjolit e di shumë mirë se çfarë ndjesie është të mundësh katalanasi­t. “Sigurisht, unë isha shumë i lumtur me fitoren (8-2). Rezultati ishte befasues, por ishte mbresëlënë­se mënyra se luajtën bavarezët”, përfundoi Roka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania