Panorama Sport (Albania)

Inter-milan, një derbi botëror që streson trajnerët

Dy kroatët duan të jenë protagonis­të, dinë si ndëshkohet "Djalli"

-

Nga lojtarë me valixhe në duar, në rezerva, e tani në titullarë në sfidën që ndez Milanon. Marselo Brozoviç dhe Ivan Perisiç fitojnë një vend në derbi, me ndihmën e "COVID"-IT që nxori jashtë loje Galjardini­n dhe Jangun, por mbi të gjitha me atë ndjesi prej të padëshirua­rish që i shoqëron prej kohësh. E megjithatë, po flasim për dy kolona të Kroacisë nën kampione të botës, për një dyshe që ka ndëshkuar Milanin në mënyra të ndryshme.

BROZO - I transferua­r nga Dinamoja e Zagrebit në janarin e 2015-ës, Brozoviç tri vite më pas ndodhej në një aeroplan drejt Sevijes, por Spaleti e bën të zbresë sepse nuk afrohet Pastore dhe kroati nevojitet. Brozo, që më përpara luante fantazist, bën kthesën e karrierës kur vendoset "regjisor": jo rastësisht verën e kaluar ishte i vetmi titullar i mbijetuar i revolucion­it të Kontes në mesfushë. Statistika­t paguajnë, meqenëse është zikaltri që shërben më shumë asiste (9, po aq sa Sançez), fiton më shumë dyluftime (95) dhe rikuperon më shumë topa (272). Ndërkohë që është në absolut mesfushori me numrin më të madh të pasimeve të sakta në katër sezonet e fundit: 6856. Shifra që peshojnë më shumë se dy golat vendimtarë të shënuar Milanit në derbet e fituara sezonin

e kaluar. Mund të shitej për të siguruar paratë për Kantenë, por qëndroi dhe tani kërkon shansin. PERISIÇ - Ndërsa miku dhe bashkëkomb­ësi Ivan Perisiç vitin e kaluar ndodhej në Bavari duke mbushur kurrikulum­in me trofe te Bajerni i Mynihut. I larguar së bashku me Ikardin dhe Naingolani­n si "rebel", u rikthye

në Milano me përulësi të madhe. Në skemën 3-5-2 të Kontes mund të gjejë hapësirë vetëm duke mbuluar korsinë e majtë. Në lojën e çifteve, megjithatë, tani është e vështirë ta vendosësh me Hakimin, edhe ai më i prirur për të avancuar. Por Konte të shtunën i ka zgjedhjet e detyruara. Megjithatë, Ivani është

treguar "i Tmerrshëm" në derbe të ndryshme: ka firmosur në të 92ën golin e barazimit 2-2 (të parin për Piolin interist, sot në stolin kuqezi) në nëntorin e 2016-ës. Pa harruar asistet: 3 në derbe. Dhe vetëm Handanoviç (15) mes zikatërve sot ka luajtur më shumë sfida brenda qytetit sesa kroati: 8.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania