Panorama Sport (Albania)

Shqipëria ndryshon krahët në Lituani, zbardhen lëvizjet

Reja konfirmon treshen e mbrojtjes, Manaj ulet në stol

-

Shqipëria ndryshon krahët në Lituani. Trajneri Edi Reja ka vendosur të bëjë tri lëvizje në formacion në krahasim me ndeshjen ndaj Kazakistan­it. Stërvitja e fundit në stadiumin ku kuqezinjtë do të zbresin sot në orën 18:00 ka konfirmuar se italiani e ka të vështirë të ndryshojë variantin taktik. Kombëtarja do të rreshtohet me skemën 3-5-2, por duke i dhënë besim sërish treshes Gjimshiti, Dermaku dhe Kumbulla në mbrojtje, e gjithashtu kapitenit Berisha në portë. Risitë e Rejës janë krahët e mesfushës, aty ku në të djathtë pritet të debutojë Albi Doka, ndërsa në të majtë ka balotazh mes Memollës dhe Lenjanit. Mbrojtësi

që u shpall kampion me Tiranën në sezonin e fundit dhe prej pak muajsh luan në Kroaci me HNK Goricën, ka një shans të artë, teksa zëvendëson Veselin. Në seancën e fundit në "LFF Stadium", trajneri kuqezi konfirmoi në mesfushë treshen Abrashi-barekallak­u.

Në fakt, i pari vinte nga një problem fizik që e detyroi të linte lojën para kohe në Kazakistan. Por, mesa duket ka shtrënguar dhëmbët dhe ka dhënë siguri. Megjithatë, për kosovarin luftarak të mesfushës do të vendoset vetëm pak orë para ndeshjes, ndërsa në vend të tij është gati Qazim Laçi. Të paktën kjo është provuar në stërvitjen e djeshme. Sa i përket ofensivës me dy lojtarë të deklaruar, i sigurt është aktivizimi nga minuta e parë i Armando Brojës. Sulmuesi i Viteshes në Holandë ka fituar besimin e Rejës pas paraqitjes tri ditë më parë. Dilema e vetme mbetet "partneri" i tij, teksa ka një balotazh mes Taulant Seferit dhe Xhakomo Vrionit. I pari duket më i avantazhua­r për të qenë titullar. Ndërkohë, ulet në stol Rei Manaj, i cili ka qenë titullar i padiskutue­shëm në sulm në tri ndeshjet e deritanish­me në Ligën e Kombeve. Lushnjari nuk është në formën e tij më të mirë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania