Panorama Sport (Albania)

Azerbajxha­ni vetëm barazim, De Biazi: Emocione në Elbasan

-

Azerbajxha­ni nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Qipros në ndeshjen e luajtur dje në "Elbasan Arena" për Ligën e Kombeve. Situata e jashtëzako­nshme në shtetin Azer prej luftës me Armeninë për territorin e Karabkut, detyroi Federatën e Azerbajxha­nit të priste Qipron në një fushë neutrale dhe pikërisht në Elbasan. Azerët drejtohen prej pak muajsh nga ishtrajner­i i Shqipërisë, Xhani de Biazi. Prania e tij në Elbasan e bënte edhe më të veçantë këtë takim. Skuadra e italo-shqiptarit ishte më lart se kundërshta­ri, por nuk arriti të shfrytëzon­te rastet. Më flagranti ishte ai i penalltisë së humbur nga kapiteni Garajev në minutën e 27-të. Gjithashtu, edhe sulmuesi Shejdajev shpërdoroi dy mundësi të arta, i vetëm me portierin qipriot. DEKLARATA E TRAJNERIT

Pas ndeshjes, De Biazi foli për "Panorama Sport", duke shprehur keqardhje për barazimin. "Ishte një ndeshje që duhet ta kishim fituar. Provuam që ta bënim këtë dhe krijuam disa raste, në të dyja pjesët, sidomos në të parën. Në fakt nuk ia dolëm ta realizojmë, edhe pse skuadra ka dhënë shpirtin në fushë. Për mua ky barazim ishte me dy pikë të humbura. Jam shumë i zhgënjyer, pasi shpresoja që skuadra të konkretizo­nte rastet", deklaroi fillimisht De Biazi. I pyetur se si ishte të kthehej në Elbasan, por jo si trajner i Shqipërisë, ai u shpreh: "Isha krejtësish­t i përqendrua­r te ndeshja, sepse doja të merrnim 3 pikë, për të rritur sadopak shpresat që të mund të kishim një fund tjetër në renditjen e këtij grupi. Sigurisht që është bukur të rikthehem në Elbasan. Kemi mundur Francën dhe Armeninë këtu. Kemi bërë shumë fitore dhe janë emocione pozitive. Kisha emocione, por isha shumë i përqendrua­r te ndeshja me skuadrën time, Azerbajxha­nin, për të marrë maksimumin". I ngacmuar për faktin se sot bëhen gjashtë vite nga ndeshja e pezulluar në Beograd, ai shtoi: "E kujtoj që këtë të hënë ishte 5-vjetori nga kualifikim­i historik në Europian, me fitoren 0-3 në Armeni. Kur humb nuk kujtoj më asgjë, më fshihen menjëherë gjërat". VLADIMIR MEMA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania