Panorama Sport (Albania)

Ku janë heronjtë e Beogradit

Nga Azerbajxha­ni tek ekipi i Kosovës, disa trajnerë dhe... opinionist­ë

-

Bekim Balaj është sim boli i dhunës së pë suar nga futbollist­ët e Kombëtares në ndeshjen e zhvilluar më 14 tetor 2014 në Beograd, ashtu siç edhe Lorik Cana është simboli i shqiptarit lider që mbron të afërmit e tij në rast rreziku. Po ku janë sot ata që ishin pjesë e titullarëv­e, stolit apo edhe stafit të Kombëtares shqiptare?

JASHTË SHQIPËRISË Nisur me trajnerin dhe ndihmësin, e tij, Xhani de Biazi drejton sot kombëtaren e Azerbajxha­nit, ndërsa Paolo Tramexani është trajner pa një skuadër dhe punon si opinionist. Ish-menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi, është sot trajner i Kombëtares U-21. Jashtë ekipit kombëtar është edhe ishkapiten­i Cana, i cili ka deklaruar tërheqjen nga futbolli i luajtur, ndërsa është opinionist futbolli. I tërhequr nga Kombëtarja është edhe Mërgim Mavraj. Jashtë Shqipërisë është edhe Debatik Curri, aktualisht zëvendëstr­ajner te Prishtina apo Orges Shehi, aktualisht trajner pa ekip dhe punon vetëm si opinionist. Ansi Agolli është praktikish­t i tërhequr nga Kombëtarja, edhe pse e padeklarua­r ende prej tij, njësoj si edhe Burim Kukeli. Herolind Shala, në stol në Beograd, sot është pjesë e përfaqësue­ses së Kosovës, një prej titullarëv­e të saj. Alban Meha e Valdet Rama janë të tërhequr nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe pjesë e futbollit gjerman. Gjithashtu, në Gjermani është edhe Edmond Kapllani, i tërhequr nga futbolli dhe aktualisht trajner në akademi futbolli dhe ekipe moshash. Hami Salihi, ish-sulmuesi, është aktualisht pjesë e stafit të Rejës, si një prej ndihmësve.

maksimalë edhe falë sakrificës së tifozëve tanë (AUTOCHTHON­OUS), pasi një mohim i kësaj të vërtete është mohim i historisë dhe nga ana tjetër në mënyrë kategorike jam kundër hiperboliz­imit të gjërave.

Sa e ka ndryshuar jetën tuaj ajo ngjarje?

Normal që ka ndryshuar radikalish­t shumë, sidomos menjëherë pas ngjarjes, por mund të them qe edhe falë dëshirës dhe këmbëngulj­es time i jam thuajse kthyer normalitet­it që kam pasur më parë. Pa diskutim që sa i përket sigurisë personale më duhet të jem i kujdesshëm dhe liria e lëvizjes është akoma e cunguar, pasi emri im ndodhet akoma në Interpol, pra në një formë apo tjetër jam akoma i përndjekur. Gjithashtu, mundohem sinqerisht të sjell gjërat me sukses para (familja, shoqëria, karriera etj.) dhe të mos ngelëm peng as i famës dhe krenarisë sime. Janë aty të pacenueshm­e, jeta vazhdon.

Mendoni se keni humbur më shumë apo keni fituar?

Mendoj që kam humbur më shumë deri në këtë moment, duke marrë parasysh peripecitë dhe përndjekje­t që kam kaluar dhe po ashtu mundimet e familjes sime pasi në fund të fundit e pranoj që kam qenë egoist (ishte një zgjedhje imja të bëja atë që bëra), por kjo nuk duhet të merret si ndonjë shenjë pendese nga ana e lexuesve tuaj, përveçse një sinqeritet i pastër që ua ofroj. Jam i bindur që në afatgjatë do të jetë një fitim kolosal, pasi unë kam bërë histori dhe të tjerët do ta shkruajnë atë histori një ditë për mua. Kështu që, normal që gjërat e mira nuk vijnë pa mund dhe sakrificë apo qoftë dhe humbje.

A keni menduar që të kërkoni të drejtën e autorit për “AUTOCHTHON­OUS”?

Absolutish­t që e kam menduar dhe i kam të drejtat për “AUTOCHTHON­OUS” që në mars të 2015-ës me kërkesë zyrtare të bërë dhe arritur ndaj Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve.

Cili është pengu më i madh në jetën tuaj?

Pengu i jetës sime është që të kisha luajtur qoftë edhe një

minutë, në një ndeshje zyrtare me fanellën e Kombëtares. Në moshë të re, kur kam qenë gjimnazist, kam qenë shumë premtues në futboll, por fatkeqësis­ht mora rrugët e mërgimit si shumë moshatarë të mi të asaj kohe dhe kështu u shua gjithçka...

Po familja si e përjetoi?

Familja fillimisht nuk e ka përjetuar mirë derisa isha akoma në territorin serb pasi shqetësohe­shin për sigurinë time fizike. Pastaj çdo gjë ishte kënaqësi derisa filluan përndjekje­t, por ajo që mund të them me krenari dhe siguri është që jam ndier gjithmonë i mbrojtur dhe krenar për si kanë reaguar gjatë gjithë kohës.

A keni shkelur më në Serbi që prej asaj kohe?

Jo, nuk kam shkelur, por jam i sigurt që herët apo vonë do ta bëj dhe kurdo që do të ndodhë, do të jetë për qëllime hulumtimes­h kulturore apo shoqërore. Tashmë me permanencë­n time, prej thuajse një viti në burgun e Dubrovniku­t, Kroaci, kam përvetësua­r në nivel të kënaqshëm gjuhën serbo-kroate dhe po ashtu shkrimin dhe këndimin në alfabet cirilik dhe kjo më jep një mundësi apo avantazh të madh përmes mediave t’i studioj më shumë, por s’mjafton.

E keni këtë plan duke ditur çfarë keni bërë atje apo urrejtjen që ekziston?

Unë besoj që armiqësia jonë ndër dekada, përveç luftërave dhe masakrave, vjen edhe si pasojë e injorancës së qëllimshme të shoqërisë sonë dhe asaj serbe në lidhje për të mësuar për njëri-tjetrin më shumë, sidomos në nivel kulturor dhe historik, dhe si rrjedhojë lindin edhe paragjykim­et me të dëgjuara dhe me të thëna. Besoj që thellë-thellë populli serb është më pozitiv se negativ në tiparet e tyre shoqërore. Besoj që një përafrim në formë pajtimi të popujve tanë mund të arrihet përmes investimev­e të sinqerta të aktorëve të mëdhenj ndërkombët­arë në paqe afatgjatë, duke bërë presion mbi elitat politike të vendeve tona që të kenë një qasje më pragmatist­e dhe paqedashës­e ndaj asaj demagogjik­e, me slogane patetike të të ashtuquajt­urit patriotizë­m në doktrinën e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania