Panorama Sport (Albania)

"Kam akoma për të dhënë, gati për Kastriotin"

-

Isli Hidi zhvilloi dje seancën e dytë stërvitore me Kastriotin, teksa dha edhe një intervistë për "Panorama Sport", ku foli mbi transferim­in e tij në Krujë, skuadrën e re, goleadorin e sezonit të shkuar, por edhe mbi moshën e tij, e cila shpesh komentohet. Sipas tij, ka ende për të dhënë dhe nuk e mendon për momentin "divorcin" me futbollin e luajtur.

Keni pasur edhe më parë ofertë nga Kastrioti, përse pranuat vetëm tani?

Kam pasur kontakte të vazhdueshm­e me klubin e Kastriotit, por ramë dakord tani. E pranova me kënaqësi ftesën.

Tani jeni pjesë e Kastriotit. Si e shikoni skuadrën dhe përbërjen e saj?

Normalisht është një ekip i ri, por ka edhe lojtarë me eksperienc­ë që besoj se do të bëjnë mirë këtë sezon. Shpresoj që të arrijmë objektivat e klubit.

Vjet në Ballsh, ishit portieri golashënue­s, madje edhe kolegëve u keni futur frikën më shumë se disa sulmues?

Është e vërtetë që kam shënuar disa gola vjet. Ishte një sfidë për mua, që e pranova me kënaqësi dhe një përgjegjës­i të madhe. Jam mësuar me të tilla sfida dhe besoj se vjet ka qenë një sezon pozitiv, plus që shënimi i golave ndihmoi për arritjen e objektivav­e të ekipit.

Do të merrni përsipër edhe te Kastrioti gjuajtjen e penalltive?

Vendos stafi, nëse më caktohet e njëjta detyrë, normalisht që do ta pranoj me kënaqësi

Si e gjykoni këtë vit, fillimisht pandemia e më pas bojkoti?

Është një vit shumë i vështirë. Sezonin e shkuar ishte pandemia, u shty edhe tani fillimi i kampionati­t nga bojkoti. Uroj që të mos ndikojë shumë te lojtarët. Besoj se ekipet dhe stafet i kanë marrë parasysh të gjitha dhe janë stërvitur, sikurse kanë bërë edhe shumë ndeshje miqësore. Shpresoj të jemi në formën e duhur për fillimin e sezonit, që uroj të nisë sa më shpejt.

Për pak ditë mbushni 40 vjeç. E tremb mosha Hidin?

Ndihem mirë, pavarësish­t moshës. Doja të vazhdoja dhe e bëj me kënaqësi, pasi e shoh që edhe formën e kam dhe mund të jap akoma. Sa kohë do të jem i dobishëm, do të vazhdoj. Nëse shikoj që nuk jam i dobishëm për ekipin, atëherë do të them "stop". Për momentin besoj se kam akoma edhe pak për të dhënë. B. BALLIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania