Panorama Sport (Albania)

Daiu: Pa merkato, titulli i pamundur për Partizanin

"Zgjidhja është nisja e kampionati­t, bojkoti dëmton futbollin"

- ILIR CARA

Nga Partizani gjith monë priten trofe, për vetë emrin dhe tifozerinë e tij, por sipas ishkapiten­it të kuq, Përparim Daiu, në situatën aktuale kjo duket diçka e vështirë. Se çfarë pritet nga një ekip që nuk bën merkato, Daiu e përkufizon me shprehjen: "Me miell misri, mos prit bukë gruri!" Ish-kapiteni vlerëson shumë afrimin e Ilir Dajës dhe në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" tregon edhe cilësitë dhe karakteris­tikat që e karakteriz­ojnë trajnerin e të kuqve, që nëse krijon një binom me lojtarët mund të rezultojnë edhe fitues. Ish-kapiteni e quan të papreceden­të situatën ku është zhytur futbolli ynë, ku sipas tij kampionati duhet të nisë dhe palët të vijojnë bisedimet, pasi në këtë mënyrë stërvitjen e kthen në stres edhe për lojtarët.

Daiu, çfarë mund t'i kërkohet një ekipi si Partizani, që nuk arrin të bëjë merkato në hyrje këtë sezon?

Këtij Partizani gjithmonë do t'i kërkohet të fitojë trofe, për vetë emrin që ka, si dhe tifozërinë më të madhe në Shqipëri, pavarësish­t elementit që ka në skuadër. Një shprehje e famshme popullore është shumë aktuale për realitetin e këtij Partizani, që si specialist­ë na shkon përshtat se çfarë mund të bëjë ky ekip. Dhe shprehja që i shkon përshtat është: Me miell misri mos prit bukë gruri!

Kanë marrë një trajner ekspert si Daja, që e ka treguar veten edhe kur skuadrat kane pasur probleme. Besoni se do ta bëjë të njëjtën gjë edhe te të kuqtë?

Për mendimin tim, blerja më e mirë ka qenë trajneri

Daja. Kam njohje të hershme me atë, që në fillimet e mia në futboll kur kemi luajtur bashkë te Besa. Ka qenë gjithmonë punëtor, këmbëngulë­s dhe inteligjen­t. Karakteris­tika që i ka përmirësua­r akoma më shumë në drejtim si trajner, ku spikat edhe me rezultatet e

arritura me ekipe të ndryshme. Besoj se te ky grup do të marrë më të mirën e mundshme, duke i injektuar filozofinë e tij në shumë aspekte, si shpejtësin­ë e lojës, agresivite­tin si në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese, kreativite­tin, kompaktësi­në

dhe frymën e grupit, si dhe shumë elementë të rëndësishë­m që trajneri Ilir Daja ka në repertorin e tij.

Ekipi ka mangësi në fazën mbrojtëse, pasi kane vetëm 4-5 mbrojtës natyral. Trajneri po mundohet të përshtatë lojtarë të tjerë në ato role. Sa besoni te këto eksperimen­te?

Duke mos pasur alternativ­a të mjaftueshm­e është detyrë e trajnerit të provojë dhe të shikojë shume lojtarë, sepse kampionati është i gjatë. Ndaj alternativ­at në kokën e trajnerit, janë zgjidhja e vetme dhe kam besim se do ia dalë edhe në këtë aspekt.

Pa merkato, por me rikthimin e Asanit dhe 2-3 të tjerëve nga huazimi, a mund të jetë Partizani për titull?

E theksova edhe më lart që ky kontigjent nuk është se të bën të besosh që do të luftojë për titull, megjithëse tifozët e Partizanit nuk kanë objektiv tjetër. Por, nëse ndërthurja ekip-trajner do të jetë në sinkron, domethënë që futbollist­ët do t'i përgjigjen rigorozish­t detyrave dhe porosive të trajnerit duke krijuar një binom fitues, pse jo mos besojmë edhe për titull. Kjo ngelet për t'u parë.

Duke parë lëvizjet që kanë bërë klubet në merkato,cilin shikoni favorit për titull këtë sezon?

Mendoj se do të jetë një betejë e fortë me disa pretendent­ë. Për mua titulli do të diskutohet mes Teutës, Kukësit, Tiranës, Partizanit dhe Laçit.

Si e komentoni situatën aktuale ku futbolli është në bojkot?

Për mua kjo situatë është e papreceden­të, sepse kohë më parë duhet të ishin bërë lëvizjet me kërkesat që parashtron liga me qeverinë. Kjo e dëmton garën, futbollin dhe vetë presidentë­t nga ana financiare se krijohet një barrë shumë e rëndë.

Sipas jush, si mund të zgjidhet ngërçi mes palëve?

Zgjidhja është, që duke nisur kampionati njëherazi edhe diskutimet të jenë në vazhdim me qeverinë.

Sa ndikon te lojtarët kjo shtyrje duke ditur se kanë kaluar edhe një ndërprerje mbi dymujore nga pandemia "COVID-19"?

Shtyrja ndikon jashtë mase për të vetmen arsye, të garës që i mungon. Pastaj koha e gjatë e stërvitshm­ërisë është një stres më vete, që ndikon edhe në cilësi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania