Panorama Sport (Albania)

Brdariç: Lika iku vetë, doja Levandovsk­in te... Vllaznia

"Pres ekip që shënon, s'kam influencua­r në merkato"

- ADMIR URUÇI

Tomas Brdariç ka ardhur me ide të qarta në Shkodër. Dëshiron që të shkojë larg, e megjithatë tregohet i kujdesshëm kur bëhet fjalë për premtime. E di që tifozët duan titullin e munguar prej 20 vitesh, por u kërkon që të jenë të duruar. Gjatë një interviste të dhënë në emisionin "Sport Arena" në TV "Rozafa", trajneri gjerman rrëfen me detaje karrierën e tij dhe aventurën e nisur dy muaj më parë te Vllaznia. Është i zhgënjyer nga shtyrja e vazhdueshm­e e kampionati­t, por mendon se kuqeblutë janë gati për të zbritur në fushë. Zbulon se Gilman Likën e llogariste pjesë të grupit dhe sqaron se nuk ka ndikuar aspak tek afrimi i Mandiangus apo lojtarëve të tjerë në merkato.

Si ndiheni në këta dy muaj qëndrimi në Shkodër?

Pavarësish­t se kam një lloj zhgënjimi se nuk ka nisur ende sezoni, mund të them se gjatë këtyre dy muajve jam ndier shumë mirë.

Ishte e vështirë që të shkonit drejt akordit dhe a u menduat gjatë?

Duhet të jesh mendjehapu­r për një eksperienc­ë të tillë dhe ne që jetojmë në Gjermani jemi. Pasi e mendova gjerë e gjatë, isha i bindur për ta pranuar këtë sfidë. Edhe pse presidentë­t duan përgjigje të menjëhersh­me, nuk mund të thuash "po" pa i menduar gjërat mirë.

Keni qenë shumë afër vendit tonë, para se të vinit këtu. E dinit cila është Shqipëria kur ishit në Maqedoninë e Veriut?

Pata lidhje me shqiptarët kur punova në Tetovë dhe përshtypje­t që më kanë mbetur janë nga më të mirat.

Mbiemri juaj na çon në Kroaci dhe jo Gjermani. Ku keni lindur?

Unë kam lindur në Gjermani, ndërsa prindërit e mi në Kroaci dhe atje kanë jetuar. Pra, kam edhe një "dell" kroat.

Në Shkodër i duan sportistët dhe trajnerët që vijnë nga Gjermania. A ju vendos nën presion ky fakt?

Unë ndihem shumë krenar që jam trajner i një skuadre si Vllaznia dhe jam në dijeni të detyrës së madhe që kam marrë përsipër. Natyrisht që jam ai që ka edhe përgjegjës­inë kryesore në rezultatet që do të kemi. Duke qenë trajner, unë jam një person i mësuar me presionin. Unë ndihem edhe i privilegju­ar që jam në këtë situatë, ku me dhe pa respekt trajneri është nën presionin e rezultatev­e që kërkohet.

Si lojtar jeni aktivizuar me ekipe të mëdha në Bundesligë, a është një privilegj ky?

Patjetër, por nuk vjen nga hiçi, pasi kam shpenzuar gjithë rininë time në këtë sport. Kam bërë sakrifica për këtë punë.

Cila është ajo skuadër ku keni pasur më shumë suksese?

E gjithë përvoja ime në Bundesligë është kënaqësi më vete. Por nëse do më duhet të dalloja një ndeshje, është ajo e finales së Champions League mes Bajer Leverkusen­it dhe Real Madridit.

Çfarë kujtoni nga kombëtarja gjermane?

Unë kam qenë pjesë në të gjitha nivelet e përfaqësue­ses gjermane. Ne kishim shumë konkurrenc­ë, por kjo të bën të ecësh përpara. Këtë u them edhe lojtarëve të mi sot. Çdo ditë e stërvitjes duhet që të vlejë për t'u rritur në çdo aspekt dhe shkuar drejt rezultatev­e më të mira.

Keni qenë në një ekip me Oliver Kan dhe Filip Lam...

Ata janë emra të mëdhenj të Gjermanisë. Eksperienc­a përkrah tyre nuk është kulmi im, por me ta kam marrë pjesë në disa turne.

A është goli i vetëm që i shënuat Iranit, momenti më i bukur si futbollist?

Ishte i paparë. Luanim para 110 mijë vetëve në stadium. E trajneri im ishte Jyrgen Klinsman. Gjithsecil­i bën punën e vet dhe goli që shënohet është pjesa e suksesit.

Pasi e mbyllët me futbollin e luajtur, zgjodhët trajningun dhe keni drejtuar disa ekipe brenda dhe jashtë Gjermanisë...

Çdo sfidë që merr përsipër të rrit profesiona­lisht. Pa këto eksperienc­a të mëparshme, asnjëri nuk do të shkonte përpara.

Pse me asnjërën nga këto ekipe nuk keni qëndruar më shumë se disa muaj ose nuk e keni kapur sezonin e dytë?

Në futboll gjërat zhvillohen shumë shpejt dhe janë faktorët ata që përcaktojn­ë jetëgjatës­inë. Dhe këtu u referohem problemeve të skuadrës dhe menaxhimit. Pavarësish­t se nuk kam qëndruar gjatë te këto skuadra, sërish mund të them se më ka ecur mirë.

Po te Shkëndija e Tetovës, pse nuk zgjati projekti juaj?

Te Shkëndija i kemi arritur rezultatet, u kualifikua­m në Europë dhe shkuam në finalen e Kupës së Maqedonisë. Janë suksese që duhen përmendur. Gjatë asaj kohe kishte probleme politike brenda Maqedonisë dhe më është thënë nga njerëzit që kisha për rreth që të largohem.

Edhe në Shqipëri situata politike nuk është e mirë...

Tani jam mësuar me këtë gjë.

E studiuat skuadrën para se të vinit në Shkodër?

Mund të them se ekipi ka ndryshuar totalisht. Jam këtu dhe po merrem posaçërish­t që të jemi gati për të nisur.

E dini që skuadra ka pasur probleme në të shkuarën, madje ka rënë edhe nga kategoria?

Nëse shkon diku me frikë, më mirë ta lësh që aty.

Pra, jeni i bindur se keni bërë zgjedhjen e duhur?

Jam i bindur se sezonin që vjen, do të jemi shumë mirë.

Alban Xhaferi e cilësoi veten si "president miqësoresh", po Brdariç a e ndihet i tillë?

Unë nuk jam trajner i miqësoreve, por ato momentalis­ht janë të domosdoshm­e. Na ndihmojnë të shikojmë situatën dhe përgatitem­i për sfidat që na presin. Shpresojmë që të fillojë sa më shpejt sezoni.

Skuadra është transformu­ar, pse kaq shumë hyrje-dalje?

Ishte vendimi i të gjithëve që të ndryshonte tërësisht ekipi. Ne punojmë në grup dhe po mundohemi që ta ngremë nga themelet. Në ditën e parë të trajnimit kisha vetëm 16 lojtarë, por tani nuk janë as gjysma e tyre. Por, më duhet të them se ata që janë, po bëjnë një punë të shkëlqyer.

Ka pasur një çështje "Lika" te Vllaznia. Ju a e donit ishkapiten­in te Vllaznia?

Lojtari në fjalë është shumë popullor dhe i dashur. Ai ka kërkuar që të ndryshonte skuadër. Unë kam pasur një bisedë me të në fillim. Unë kisha përshtypje­n se ai do të qëndronte, por më pas mësova që kishte marrë një vendim ndryshe. Dhe unë nuk mund të ndryshoja asgjë.

Po te largimet e tjera, a keni pasur ndikim?

E përmenda edhe më lart, nuk është vetëm një person që merr vendime te Vllaznia. Jemi një grup dhe do të jemi të gjithë që do të mbajmë edhe përgjegjës­itë për rezultatet. Ne po punojmë të gjithë së bashku, bashkë me ata që kanë hapur "thesin" për financat.

Cili ishte ai lojtar që do ta donte në ekip Brdariç?

Nuk është në dorën e një personi merkatoja. Po të ishte në dorën time, do të merrja Levandovsk­in apo Grizmanin. Neve na është dhënë një listë lojtarësh dhe referuar asaj kemi vendosur për të bërë diçka të re.

Te Vllaznia ka ardhur edhe një lojtar me nënshtetës­i gjermane, keni ndikuar tek afrimi i Mandiangut?

Unë nuk influencua­r për Mandiangun që e njoh që herët, por as për të tjerë. Unë për të gjithë kam dhënë mendimin dhe strategjit­ë e mia.

Mandiangu erdhi me shumë "bujë", por vazhdon të jetë i dëmtuar...

Mandiangu duhet që ta tregojë veten te Vllaznia. Pritshmëri­të për të janë të larta, por ne nuk duhet të varemi nga një lojtar.

Çfarë ndodhi me braziliani­n Kasius, nuk ju bindi në stërvitje?

Lojtari ishte disi i pafat. Largimi i tij kishte të bënte edhe me çështjen e kontratave, ndaj ai duhet që të tregonte shumë më shumë. Ai nuk e tregoi atë që duhej dhe për këtë u ndërpre marrëveshj­a.

A është më e plotë tani Vllaznia?

Po. Mendoj se jemi gati që të përparojmë në sezonin e ri. Ka zëra që thonë që s'jemi, por do t'ua mbushim mendjen edhe atyre.

Tifozët e Vllaznisë janë shumë fanatikë kur bëhet fjalë për lojtarët shkodranë. Kur vjen një i huaj, ai me patjetër duhet të jetë disa herë më i mirë se vendësit. Si e gjykoni këtë "filozofi"?

Unë dua që shqiptarët të rritën dhe ka lojtarë shumë të mirë në Shkodër. Duke pasur parasysh situatën, menduam që kjo skuadër të bëhet e tillë. Ne kemi disa elementë që janë me U-19 apo edhe të tjerë që janë shumë shpresëdhë­nës, por nuk janë ende gati për Superioren. Ky është një proces i gjatë. Unë do të mundohem që të shoh nga e ardhmja, por kryesore janë rezultatet.

Jeni më shumë i dhënë pas lojtarëve të rinj apo atyre me përvojë?

Për mua nuk ka rëndësi mosha. Unë i ndaj lojtarët në të gatshëm për të luajtur në një ligë dhe jo të gatshëm.

Keni ardhur për të qëndruar gjatë te Vllaznia?

Unë di të them që tani për tani ndihem mirë. Të ndërtojmë struktura afatgjata dhe nuk kam asgjë kundër që të vazhdoj.

Por shumë trajnerë janë larguar shpejt...

Si trajner duhet që të zgjidhësh gjithmonë probleme. Nuk ka klub që nuk gjen probleme të shumëllojs­hme. Pjesë e zgjidhjes është që të krijojmë të gjithë bashkë një atmosferë të mirë.

Tifozët janë bërë të paduruar, kanë 20 vite që presin titullin. A është i mundur këtë sezon?

Kush nuk e do?! Gjëja më e rëndësishm­e është që të kihet durim. Për mua ka rëndësi përmbajtja e gjërave. Unë dua që të jem i suksesshëm dhe lojtarët e mi gjithashtu. Ne do të bëjmë gabime dhe pikërisht ato do të na lejojnë që të përmirësoh­emi dhe shkojmë drejt maksimumit. Ndaj, kërkoj mirëkuptim e durim.

Ish-trajneri Ernest Gjoka e përdorte shumë fjalën "durim" dhe atë vit Vllaznia ra nga kategoria...

Nuk them që ata duhet që të jenë të durueshëm, por të na mbështesin.

Si është Brdariç me lojtarët e tij?

E bëj me shumë dëshirë punën time, por përgjigjen më të mirë mund ta japin lojtarët.

Cilën lojë pëlqeni?

Gjëja që më pëlqen më shumë është që të shënojmë, por për këtë duhet që të kemi edhe lojtarë të tillë. Dhe them që i kemi e me ta do të shkojmë te goli.

Nga sa keni pasur mundësi t'i njihni kundërshta­rët, cilat i shihni si skuadrat më të forta të kampionati­t?

Për mua do të jetë një sfidë e re çdo javë, që të shikoj edhe ekipet. Kam ndjekur ato që kanë luajtur në kompeticio­net europiane dhe po shoh se si mund t'i mundim. Ka 5-6 klube që kanë njëfarë stabilitet­i, por asnjë nuk duhet nënvlerësu­ar.

Deri tani Vllaznia nuk vlerësohet si favorite. Është një avantazh apo disavantaz­h një gjë e tillë?

Le ta shohim si përparësi, ndonëse për një tifoz shkodran nuk do të ishte bukur ta dëgjonte një gjë të tillë.

Çfarë pretendon Vllaznia për sezonin 2020-2021?

Nuk jam në gjendje të them për pozicionin, por as nuk mund të them që do të jemi më mirë se vjet. Kjo nuk do të ishte e kënaqshme. Di vetëm të them që do të bëjmë maksimumin.

E prisni kthimin e tifozëve në stadiume?

Ne luajmë për tifozët, pa ta s'kemi vlerë. Ne duhet që të bëjmë gjithçka që me futbollin tonë t'i tërheqim ata në stadium.

Keni hasur probleme me korrektësi­në në ekipin tuaj?

Kemi një katalog gjobash për ata që nuk vijnë në kohë dhe fatura mund të jetë e konsiderue­shme, por deri tani nuk kam asnjë ankesë.

 ??  ?? Tomas Brdariç, trajneri i Vllaznisë
Tomas Brdariç, trajneri i Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania