Panorama Sport (Albania)

Datat e FIBA-S, FSHB shpejton startin e sezonit

Anulohet Superkupa 2020-2021, “OK” eventet e moshave

- ARTIN LLESHAJ

Duke marrë shkas nga zyrtarizim­i i datave të FIBA-S për ndeshjet e ekipeve kombëtare (femrat luajnë në Turqi më datat 12-15 nëntor dhe meshkujt në Portugali më datat 23 nëntor - 1 dhjetor), Federata Shqiptare e Basketboll­it ka vendosur që ta përshpejto­jë fillimin e edicionit të ri. Kështu, kampionate­t kombëtare të cilat ishin parashikua­r të fillonin më 15 nëntor, do të nisin më 1 nëntor. Ka qenë ky një prej vendimeve që ka marrë Komiteti Drejtues. Megjithatë, ende këto data nuk mund të quhen zyrtare, pasi, siç dihet, Ministria e Shëndetësi­së vazhdon t'i ndalojë aktivitete­t sportive në salla të mbyllura. FSHB shpreson që autoritet shtetërore të japin sa më parë dritën jeshile për

hapjen e pallateve të sportit, pasi, siç dihet, Shqipëria ka mbetur vendi i fundit në botë që vijon ta ndalojë sportin. Ndërsa çdo ditë që kalon e

komplikon edhe më shumë kalendarin për edicionin 2020-2021. Ndërkohë, përveç përshpejti­mit të edicionit të sezonit, federata ka marrë edhe disa vendime të tjera të rëndësishm­e, siç është konfirmimi i zhvillimit të Superkupës për edicionin 2019-2020. Ndërsa Superkupa e vitit të ardhshëm do të anulohet, për shkak se kampionate­t u mbyllën pa kampionë. Kd-ja vendosi gjithashtu edhe vendin e grumbullim­it të ekipeve kombëtare për ndeshjet eliminator­e, ku si meshkujt ashtu edhe femrat do të stërviten në ambientet e akademisë Goga Basket. Një tjetër pikë shumë e rëndësishm­e ka të bëjë me sektorin e moshave, pasi FSHB konfirmoi që 6 ekipet kombëtare U-20, U-18 dhe U-16 për meshkuj dhe femra do të marrin pjesë në aktivitete­t europiane për vitin 2021. Tashmë i gjithë komuniteti i basketboll­it është me sy e veshë nga organet shtetërore, duke shpresuar që të mos "hidhet në erë" edhe një tjetër sezon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania