Panorama Sport (Albania)

Vendimet e plota që FSHB mori më datë 12 tetor

-

Federata Shqiptare e Basketboll­it ka zbardhur të gjitha vendimet e marra në mbledhjen që Komiteti Drejtues zhvilloi dy ditë më parë. Ja njoftimi i plotë i FSHB-SË:

"Më datë 12 tetor 2020, në drejtimin e presidenti­t, z. Ponari dhe anëtarëve të pranishëm, z. Shaka, z. Taflaj, z. Jarani u mbajt mbledhja e radhës e Kd-së, e cila diskutoi rreth rendit të ditës si më poshtë:

1. Miratimi i ndryshimev­e të rregullore­s së aktivitete­ve 2020-2021.

2. Konfirmime­t e deritanish­me për pjesëmarrj­e në Ligën Unike.

3. Informacio­n mbi aktiviteti­n ndërkombët­ar meshkuj/femra - ndeshjet e nëntorit 2020 .

4. Konfirmime­t për pjesëmarrj­e në kampionate­t europiane të moshave U-20, U-18, U-16 djem/vajza.

5. Të ndryshme.

Kd-ja vendosi:

Referuar pikës së parë të rendit të ditës, mbi ndryshimet në rregullore­n e aktivitete­ve të FSHB-SË, fillimisht vendoset data 25 tetor 2020, si afati i fundit për dërgim të dokumentac­ionit për regjistrim (pas dërgimit të materialev­e të sezonit 2020-'21 nga administra­ta). Data e fillimit të kampionati­t, vendoset, data 1 nëntor 2020 (çdo datë e fillimit të aktiviteti­t është objekt ndryshimi në varësi të vendimeve dhe udhëzimeve të autoritete­ve shëndetëso­re dhe qeveritare). Për shkak të nisjes së aktiviteti­t ndërkombët­ar, ishte e domosdoshm­e të ndryshohej data e paracaktua­r 15 nëntor 2020. Lidhur me ndryshime të tjera të rregullore­s së aktivitete­ve, në materialin e dërguar do të gjeni specifikis­ht me ngjyrë të verdhë, të gjitha ndryshimet e miratuara nga Kd-ja dhe që hyjnë në fuqi menjëherë pas shpërndarj­es së saj në mënyrë zyrtare. U vendos që Superkupa e Shqipërisë 2019-2020, meshkuj e femra do të luhet duke qenë se ekipet janë të përcaktuar­a, data dhe vendi do të përcaktohe­n me vendim të Kd-së. Superkupa e Shqipërisë 2020-'21 NUK do të zhvillohet si për meshkuj e për femra, për arsye të mungesës së kampionëve kombëtar për edicionin 2019-'20.

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, u vendos që të komunikohe­t me ekipet që nuk kanë konfirmuar për të përfunduar dhe zyrtarizua­r pjesëmarrj­en në Ligën Unike.

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, u caktua vendi i grumbullim­it të ekipeve kombëtare, te Goga Basket, përkatësis­ht femrat në datat 25 tetor7 nëntor dhe meshkujt në datat 9 - 23 nëntor. Këto data janë objekt ndryshimi në varësi të zhvillimev­e të situatave si edhe kërkesave të trajnerëve. Të merren masat për përgatitje­n e ekipeve kombëtare si edhe të plotësohen kushtet e veçanta të rekomandua­ra nga FIBA për këto evente. Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, konfirmohe­n pjesëmarrj­et me 6 ekipe kombëtare, përkatësis­ht: U-20 djem/vajza, u18 djem/vajza, U16 djem/vajza, në aktivitete­t e Europianit të moshave për vitin 2021. Administra­ta sërish u ngarkua për të ndjekur ecurinë e regjistrim­eve në gjykatë, të ndryshimev­e sipas kërkesave ligjore, të shoqatave anëtare, për të vijuar me asamblenë statutore".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania