Panorama Sport (Albania)

Fetel: Më vjen keq Hamilton, por Shumaker ishte më i fortë

Piloti i Ferrarit krahason dy ikonat e Formulës 1

-

Me fitoren e arritur në Nurburgrin­g, Luis Hamilton barazoi rekordin e jashtëzako­nshëm të Majkëll Shumakerit me 91 fitore në garat e Formulës 1. Paraqitjet dhe karriera e jashtëzako­nshme e pilotit britanik kanë bërë që së fundmi krahasimet mes tij dhe legjendës Majkëll Shumaker të jenë temë dite në botën e automobili­zmit. I fundit që është prononcuar lidhur me këtë krahasim është Sebastian Fetel. Piloti i Ferrarit sigurisht që nuk mund të konsideroh­et asnjanës, duke qenë së është rritur me imazhin e Shumit dhe ëndrrën për t'u bërë si ai. Fetel, edhe pse asnjëherë nuk e fshehur vlerësimin për një rival si Hamilton, nuk ka dyshim se cili qëndron më lart. Megjithatë, është një konsiderat­ë që duhet marrë parasysh pasi kemi të bëjmë me një pilot që i njeh nga afër të dy. Pas Shumakerit dhe Hamiltonit, me nga 91 suksese në Formulën 1, qëndron pikërisht Fetel me 53 triumfe. 4 herë kampioni i botës fillimisht u shpreh kështu për rekordin që piloti i Mercedesit arriti të dielën e kaluar: "Kam shumë respekt për arritjen e Luis

Hamiltonit. Është një numër fitoresh, të cilin mendoja se nuk do ta arrinte kurrë asnjë dhe tashmë mendoj që është e sigurt se do ta thellojë këtë rekord", deklaroi piloti aktual i Ferrarit. Megjithatë, Fetel shikon përtej shifrave, pasi edhe pse ai e di që Hamilton do ta kalojë çdo rekord, është i mendimit se britaniku nuk do të jetë kurrë në nivelin e ish-pilotit gjerman. "Shumaker do të jetë gjithmonë heroi im. Ai ka pasur diçka të cilën nuk e kam parë tek asnjë pilot deri më sot", tha Fetel, i cili kur ishte fëmijë udhëtonte më të atin 250 km për të shkuar në Karpen, pista e familjes Shumaker. "Mendoj që Majkëll kishte një talent natyral shumë të vështirë për t'u shpjeguar. Këtë e kupton mirë nëse e shikon në garat kart dhe jam i lumtur që kam qenë me Shumin disa herë në skuadër te 'Race of Champions'. Si në kart ashtu edhe te 'Race of Champions' dallohen qartë aftësitë e tij natyrale. Siç e thashë, aftësi të cilat nuk i kam parë tek asnjë pilot deri më tani", përfundoi Sebastian Fetel.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania