Panorama Sport (Albania)

Kristiano fut në ankth Francën dhe Spanjën, takoi Mbapenë dhe Ramosin

Kamavinga, më i rrezikuari: Nuk do t’i laj as fanellën

-

Sfida mes Francës dhe Portugalis­ë luajtur mbrëmjen e së dielës, e vlefshme për Grupin 3 të Ligës A të Kombeve ishte edhe rasti ku shumë yje të dy skuadrave të së tashmes dhe të ardhmes u përballën dhe më pas u takuan duke shkëmbyer shaka, përqafime por edhe... fanellat mes tyre. Nëse telekamera­t u ndalën përgjithës­isht mbi Kilie Mbapenë dhe Kristiano Ronaldon dhe dialogun interesant mes tyre, në rrjetet sociale tërhoqi shumë vëmendje edhe një foto e postuar nga mesfushori i ri francez Eduardo Kamavinga, i cili kishte pasur shansin të shkëmbente fanellën me yllin portugez edhe pse të gjithë mendonin se CR7 ia kishte rezervuar atë kampionit të PSG-SË, i cili e ka pasur idhullin e tij. Në fakt, Mbape e shkëmbeu fanellën me Zhoao Mutinjon dhe përgjigjen e konfirmoi fotoja e postuar në “Snapchat” nga mesfushori 17-vjeçar i Ren, i cili e ndau këtë koment krenarie me fituesin e pesë herë të “Topit të Artë” me diçiturën: “Nuk do ta laj”. Pavarësish­t se talenti i kërkuar nga klubet më në zë të Europës nuk luajti asnjë minutë gjatë ndeshjes, ai arriti të marrë fanellën e idhullit të tij, por bashkë me të edhe ankthin se mund të jetë infektuar me “COVID-19”, ashtu si shoku tjetër i skuadrës, Mbape, por edhe protagonis­tët e tjerë të kampionëve të botës, si Varan. Por nuk janë më të qetë as te Spanja, pas përballjes së fundit me Portugalin­ë e cila përfundoi 0-0. Ajo foto e kapitenit Serxho Ramos në dhomën e zhveshjes së bashku me ishshokët e tij të Reali i Madridit, Kristiano Ronaldon dhe Pepenë, është bërë objekt paniku në kombëtaren iberike dhe kampionët e Spanjës.

 ??  ?? Kamavinga postoi fanellën e idhullit CR7 pas ndeshjes
Kamavinga postoi fanellën e idhullit CR7 pas ndeshjes
 ??  ?? Ronaldo dhe Mbape
Ronaldo dhe Mbape
 ??  ?? Ramos, Ronaldo dhe Pepe pas Portugali-spanjë
Ramos, Ronaldo dhe Pepe pas Portugali-spanjë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania