Panorama Sport (Albania)

Prapaskena, CR7 bllokoi kalimin e Leos te Juventusi

“Zonja” punoi në fshehtësi, ofronte tre futbollist­ë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Juventusi po përgatiste “bombën” e madhe të merkatos duke ëndërruar dyshen Mesi-kristiano Ronaldo. Por ishte pikërisht ylli portugez që ndaloi gjithçka dhe frenoi “çmendurinë” e bardhezinj­ve. Lajmin e bën të ditur “Don Balon” nga Spanja, që raporton se kampionët e Italisë e kishin marrë seriozisht mundësinë për të transferua­r Leon në Torino, madje duke bërë sakrifica të mëdha në aspektin ekonomik dhe sportiv. “Zonja e Vjetër” duket se qëndroi në heshtje dhe pasive kur bëhej fjalë për të transferua­r Mesin, por në fakt kishte strategji të qartë. Fabio Paratiçi dhe Andrea Anjeli ishin gati të ofronin tre futbollist­ë në drejtim të Barcelonës, të cilët iu pëlqenin edhe katalanasv­e: Paulo Dibala, Matajs De Ligt dhe Aleks Sandro. Në këtë mënyrë do të bindnin Barcelonën që të pranonte ofertën duke mos kërkuar 180 milionë euro për kartonin e “Pleshtit”.

FRENON RONALDOPor ishte pikërisht Kristiano Ronaldo ai i cili pengoi këtë transferim të bujshëm. Arsyeja? Nuk është as për xhelozi apo për inat dhe rivalitet mes njëri-tjetrit. Portugezi nuk ishte dakord që Juventusi të sakrifikon­te këta lojtarë, të cilët i konsideron shumë të rëndësishë­m dhe mendonte se do të prishej boshti i krijuar në merkaton e viteve të fundit. Edhe për Ronaldon do të ishte ëndërr e bukur dhe për futbollin diçka historike që të shihte përkrah njëri-tjetrit dy nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Por ja që mes të luajturit me Mesin dhe ruajtjen e 3 futbollist­ëve te “Zonja e Vjetër”, CR7 zgjodhi këta të fundit. Sigurisht që është diçka që ha shumë debat, por në Spanjë raportojnë se është shumë e vërtetë dhe nuk ka dyshime për diçka

të tillë. E bllokoi këtë operacion me shpresën së të gjithë si grup të vazhdojnë rrugëtimin që kanë nisur për të dominuar Italinë, por edhe rikthimin te Champions-i. Ndoshta me Leon do të ishte më e lehtë, por ja që Ronaldos i pëlqejnë gjërat e vështira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania