Panorama Sport (Albania)

Argjentina s’bind, Lautaro i jep “oksigjen” në Bolivi

Gol dhe asist për sulmuesin e Interit, sherr në fund

-

Shumë vuajtje, por Argjentina ia del të marrë 3 pikët kundër Bolivisë duke kaluar vështirësi­të e terrenit, lartësisë (3 mijë metra mbi nivelin e detit), faktit që kaluan në disavantaz­h. Njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez. “Demi” shënoi golin e barazimit në fundin e pjesës së parë dhe dha asistin për Korrean në pjesën e dytë.

KAOS - Nuk bind aspak skuadra e Lionel Skalonit, i cili i beson sërish treshes Okampos-lautaro-mesi në sulm. Në 45 minutat e para nuk ka asgjë për t’u mbajtur mend, përveç disa goditjeve. Nga ana tjetër, vendësit ishin më të pozicionua­r mirë dhe të qartë në fushën e lojës. Tentuan disa herë të ndëshkonin Armanin dhe ia dolën në minutën e 24-t. Pas një krosimi perfekt në zonë, Moreno është i pambuluar nga dy mbrojtësit dhe e dërgon në rrjetë. Argjentina provon me ngulm dhe me çdo mënyrë për të gjetur rrugën e rrjetës dhe ia del në minutën e fundit të pjesës së parë. Lautaro Martinez këmbëngul me një aksion personal nga e djathta dhe përfiton nga largimi i gabuar i mbrojtësit për të gjetur

golin e barazimit.

FITORE DHE NERVA - Pjesa e dytë ishte më e mirë për Argjentinë­n, e cila krijoi raste të shumta për ta fituar ndeshjen. Pavarësish­t lodhjes dhe mungesës së oksigjenit, ishte sulmuesi i Interit që vuri në vështirësi portierin me goditjen nga brenda zonës dhe në të 79-ën pasoi për Korrean. Gjithçka nisi nga këmbët

e Leo Mesit, që shërben Lautaron dhe ky i fundit në limitet e pozicionit të parregullt fton sulmuesin e Lacios për të shënuar golin e dytë. Shumë nerva dhe polemika në fundin e ndeshjes, kur Leo Mesi dhe kapiteni Moreno i Bolivisë kapen me fjalë dhe pastaj u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë që situata të mos degradonte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania