Panorama Sport (Albania)

Shuplaka dhe përmbysje, derbi tabu për Piolin

Hidhërime në Romë e Milano, 54-vjeçari kërkon revansh

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Njeriu që e përveshi Milanin si një çorape, duhet të bëjë të njëjtën gjë me fatin e tij. Të paktën për sa u përket ndeshjeve derbi. Të shtunën mbrëma Stefano Pioli do të ketë mundësi të ndryshojë trendin negativ që ka karakteriz­uar karrierën e tij kur është bërë fjalë për sfida brenda qytetit. Që në kohët e Lacios, kur pikërisht një derbi i humbur i kushtoi punën, 54vjeçari ka një llogari të hapur. Në Milano nuk ka dalë kurrë fitues në asnjërën nga pankinat dhe pret ende të shijojë kënaqësinë e parë pas tri përpjekjev­e (2 me Interin, 1 me Milanin) nga të cilat ka dalë duarbosh.

LLOGARI E HAPUR - Një vit më parë mori në dorë kuqezinjtë që ishin në rënie të lirë. Kura e "normalizue­sit" funksionoi dhe ambienti rreth "Djallit" rifitoi besim. Seria e rezultatev­e pozitive i vlejti për një konfirmim në detyrë që dukej i pashpresë, teksa Pioli tashmë po mendon për një hakmarrje ndaj ekipit të zemrës. Më 9 shkurt Interi përmbyste 4-2 Milanin dhe ditët pas asaj sfide ishin më kritiket e karrierës së trajnerit në stolin kuqezi. Të shtunën do të ketë rastin për hakmarrje e njëkohësis­ht për të mbyllur një rreth vicioz mes Milanos e Romës ku nuk ka fituar kurrë një duel ndërqytetë­s.

DERBI TABU - Nga 2015a deri më sot shifrat flasin qartë dhe vërtetojnë se derbet

janë tabu për teknikun e "Djallit". Gjithçka nisi më 11 janar të atij viti kur Pioli me Lacion e tij kishte vendosur derbin në binarët e duhur duke mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, por në pjesën e dytë ishte dopieta e Totit që la bardhekalt­rit me një pikë nga tri të mundshme. Nëse kjo duket

keq, atëherë duhet thënë se e keqja nuk ka fund, sepse më 25 maj të 2015-ës Pioli humbi një tjetër derbi roman, kur në minutën e 85-të Janga Mbiua i jepte golin e fitores 2-1 Romës. Më 3 prill 2016, El Sharaui, Xheko, Florenci e Peroti vulosin pokerin verdhekuq dhe shkarkimin e Piolit

nga stoli i Lacios. Në nëntor 2016 mbërrin në stolin e ekipit të zemrës, Interit, ku barazon dy derbe me shifrat 2-2. Zikaltrit e shkarkojnë pak kohë më pas, teksa pjesa tjetër e historisë është e njohur me 9 shkurtin e sivjetshëm që kërkon ende shpjegim dhe shpagim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania