Panorama Sport (Albania)

“Inter dhe Juve favoritë, s’dua të më shqetësojn­ë kur luan Milani”

-

Në lagjen Florida të Buenos Airesit (Argjentinë), banon një tifoz special i Milanit. Emri i tij është Hernan Krespo dhe aktualisht është trajner i ekipit "Defensa y Justicia", por pasioni për ngjyrat kuqezi nuk i është venitur.

Çfarë është Milani për ju?

Për mua Milani është si një fe që si vëzhguesve, ashtu edhe praktikant­ëve u kërkon një devotshmër­i absolute. Kur kuqezinjtë zbresin në fushë, unë ndez televizori­n dhe nuk dua që të më shqetësojë askush, madje edhe sikur të shembej bota.

Ju e përshëndet­et konfirmimi­n e Piolit...

Stefanon e njoh mirë, ka ide të qarta dhe është i disponuesh­ëm që të dialogojë. Me karakteris­tikat e ti njerëzore dhe teknike i ka dhënë një identitet Milanit dhe lojës së ekipit. Edhe në këto javë të para të sezonit, Pioli po i jep vazhdimës punës së tij dhe po arrin rezultate si ato të fundit të sezonit të kaluar.

Ku mund të arrijnë kuqezinjtë?

Nuk do të vendosja kufij. S'i kam vendosur kurrë vetes e nuk e bëj as me lojtarët e mi, megjithatë mbetem realist. Në Serinë A ka formacione që janë më të plotësuara sesa kuqezinjtë dhe për titullin shoh të avantazhua­ra Juven dhe Interin. Milani duhet të synojë zonën Champions dhe të hedhë hapat një e nga një pa pasur nxitim.

Si arrihet kjo?

Ambienti ka vuajtur jo pak ndryshimet në sezonet e fundit, nda aspekti kryesor është që të mos ushtrohet trysni. Sigurisht, është e drejtë që t'u gëzohen fitoreve, por duhet të jenë gati edhe për ndonjë shuplakë që mund të vijë në çdo moment.

Sa ka ndikuar Ibra në këtë skuadër?

Zlatani nuk diskutohet sepse është drita e këtij rrugëtimi të ri, por më pëlqen të theksoj rritjen e të rinjve. Suedezi tërheq pas vetes shumë kundërshta­rë dhe shokët e tij kanë më tepër mundësi për t'u bërë të rrezikshëm. Ky është një arsyetim i thjeshtë që mund ta bëjë edhe një fëmijë që sapo është përfshirë në një shkollë futbollit.

Cilat janë pikat e forta të këtij Milani?

Pioli ka rigjenerua­r Kesin që është një mesfushor tejet cilësor. Tani po integron edhe Tonalin që ka karakteris­tika të jashtëzako­nshme. Nuk duhet të harrojmë as Brahim Diazin që me topin në këmbë di gjithmonë se çfarë duhet bërë. Megjithatë, më lejoni të them diçka edhe për Çalhanoglu­n të cilin e kritikuan gjatë, por ja ku po tregon se çfarë është në gjendje të bëjë. Cilësi, rini dhe Ibra. Ky Milan po më pëlqen shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania