Panorama Sport (Albania)

Montolivo: Adhuroj Hernandezi­n, ja kush do ta vendosë duelin Inter-milan

Ish-kapiteni nuk mban mëri: Gabuan drejtuesit, jo klubi

-

Lamtumira ndaj Milanit shënoi "de facto" edhe largimin e tij nga futbolli i luajtur. Një vit qetësi për Rikardo Montolivon që ka pasur mundësi të mendojë, të ftohet me futbollin, por edhe të ndiejë një lloj malli siç ka pranuar në intervistë­n e dhënë për "La Gazzetta dello Sport".

Çfarë ndodhi mes jush dhe Milanit?

Pas sezonit të fundit të karrierës pata një lloj neverie ndaj botës së futbollit dhe u mundova t'i shkëputem tërësisht. Iu kushtova me mish e me shpirt familjes, por në javët e fundit kam nisur të kem mall për këtë sport. Kam në plan ta rinis nga fusha e jo me kostum e kollare, ndoshta nga një ekip të rinjsh.

I keni dhënë vetes ndonjë shpjegim për atë ndarje? Çdo histori dashurie ka vështirësi­të e veta, por ndjenja e përkatësis­ë nuk më është venitur sepse Milanin vazhdoj ta kem në zemër. Nuk di s'i ta shpjegoj atë sezon të mallkuar dhe përgjigjet që mora nga drejtuesit nuk përkojnë me të vërtetën. Sidoqoftë, mund të them se nuk pata probleme me klubin, por me disa njerëz nga klubi, pavarësish­t se jam treguar ngaherë korrekt.

Cilët janë lojtarët kuqezinj që ju pëlqejnë më shumë në ekipin aktual?

Çmendem fare për Teo Hernandezi­n, një lojtar me statistika të frikshme. Edhe Tonali ka shumë potencial dhe i këshilloj të punojë fort, pa mëndur se mund të bëhet titullar brenda muajit. Më pëlqen edhe Kruniç që

mund të interpreto­jë disa role, çka e bën të preferuar për çdo trajner. Nga ana tjetër, më vjen keq për Bonaventur­ën që ia mbyllën derën në fytyrë për çështje moshe. Ishte një largim me mënyra të gabuara.

A duhej konfirmuar Pioli në stolin e Milanit?

Patjetër, ai është blerja më e mirë e kuqezinjve në merkato. Është po aq

vendimtar sa një futbollist. Kur e shikoja që e diskutonin, mendoja me vete se po gabonin e këtë e thotë dikush si unë që në shtatë vite Milani ka ndryshuar po aq trajnerë. Pioli shkoi te Milani në një moment rrëmuje, teksa tani po bën një punë të jashtëzako­nshme.

Kush mendoni se mund të jetë njeriu kyç në derbi?

Them se Çalhanoglu. Më në fund luan në rolin e tij. Duke e aktivizuar në krahët e sulmit, e kanë shpërdorua­r sepse është një lojtar që duhet ta shohë portën. Edhe Donaruma mund të rezultojë vendimtar pavarësish se është bërë "i mërzitshëm" me mrekullitë e tij. Milani nuk mund të bëjë pa ata të dy, por në derbi parashiko fitore 2-0 me golat e Çalhas dhe Ibrës

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania