Panorama Sport (Albania)

Derbi ndërplanet­ar, Inter-milan një sfidë prej 24 kombësish

100 televizion­e, por “San Siro” do jetë bosh

-

Në këtë qetësi të akullt nuk është çudi të ndihesh i vetmuar. Të shtunën lojtarët e Interit dhe Milanit do të ngrenë sytë dhe rreth vetes do të kenë vetëm tribuna të zbrazura. 22 djem që rrezikojnë të harrojnë se janë në “San Siro” e që çdokush do të dëshironte të ishte në vendin e tyre. Derbi i Milanos premton të jetë më i bukuri i viteve të fundit, por edhe më i çuditshmi, por ngelet vetvetja për spektaklin që ofron dhe për vetë qytetin. Në fushë ka nga ta gjitha kombësitë. Një norvegjez që ngjall shpresa, por edhe një maroken që është tashmë yll i afirmuar. Ka edhe një argjentina­s që studion Mesin dhe një portugez që rritet në oborret e mbretit Ronaldo. Derbi ngjason me një libër ku përzihen gjuhë e kultura, teksa praktikish­t përfaqëson një formë rezistence ndaj virusit sepse “COVID”-I mund të ketë boshatisur stadiumet, por nuk e fshin dot interesin global për derbin. BLLOKU ITALIAN — Braziliani Duarte, sllovaku Shkriniar, italianët Bastoni, Gabia, Galjardini, belgu Naingolan, rumuni Radu dhe anglezi Jang janë të gjithë “të përjashtua­r” nga derbi si pozitivë ndaj Koronaviru­sit. Pandemia e ka bërë më pak ndërkombët­ar derbin e Milanos, por ja që është vetëm një efekt anësor i kohëve që po jetojmë. Që nga pronarët e dy klubeve mund të kuptohet se nuk kemi të bëjmë me një sfidë normale. “Suning” u ka dhënë frymëmarrj­e ambicieve të Interit ndërsa “Elliott” u ka kthyer krenarinë milanistëv­e. Duket si një duel gjeopoliti­k kur sheh se në një anë janë kolosët kinezë e në tjetrën fondi i plotfuqish­ëm amerikan. Teksa duhet të jetë një ndeshje në klimën e një lufte të ftohtë, Interi dhe Milani ecin për dore në shumë drejtime ndër të cilat është edhe stadiumi privat i përbashkët që mund të ndryshojë historinë e të dyja palëve. Interi ka në organikë 14 kombësi të ndryshme, teksa kuqezinjtë 16, teksa shtetet e përfshira në derbi janë plot 24. Milani vjen në këtë takim me produkte të fidanishte­s, si Kolombo e Maldini, teksa merkatoja ka sjellë edhe rininë e Tonalit. Zikaltrit po mundohen të hedhin një themel solid italian me Galjardini­n të cilit i është shtuar Barela, Bastoni apo edhe Sensi. Nuk është rastësi që blloku italian zgjatet në stol me trajnerët Konte e Pioli të cilët duhet t’i japin formë, sipas mënyrës së tyre, shkollës fituese të italianëve. GETO E NDËRTHURJE — Lukaku e Ibra janë dy yje planetare, por

nuk i kanë harruar getot nga ku kanë ardhur. Belgu i Interit ka një shok te Milani si Selemekers, pasi të dy janë prodhim i shkollës së Anderlehti­t. Nëse Zlatani është boshnjak në rrënjë, Teo ka pasaportë franceze, por është rritur me kulturë spanjolle. Pak a shumë si Çalhanoglu që do të jepte jetën për Turqinë pavarësish­t se u rrit në Gjermani. Brahim Diaz luan për Spanjën, por gjyshërit i ka nga Maroku, aty ku ka origjinën edhe Hakimi i lindur në Madrid. Gjysmëmaro­ken edhe Benaser, që për nder të mamasë ka zgjedhur të luajë me Algjerinë para se të përshkonte të gjitha grup-moshat e Francës.

LATINË E BALLKANAS — Afrikanë që bëjnë ligjin, do të thoshte ndokush që ka harruar se dikur derbi luhej nën ritme amerikano-latine. Zaneti me shokë sfidonin shpesh brazilianë­t e përmalluar të udhëhequr nga Kaka. Sot nuk ka asnjë shenjë të “Djallit” latin sepse amerikano-jugorët Muzakio e Duarte kanë probleme shëndetëso­re. Për herë të fundit pa asnjë latin në derbi, Milani u paraqit më 23 mars të 1998ës. Në anën tjetër të qytetit, ritmet e tangos nuk janë harruar me Lautaron që është dishepulli më i afërt i Leo Mesit, megjithatë ligjin e bëjnë kilianët Sançez e Vidal. Shkaqet e pakësisë së gjakut amerikano-jugor nuk dihen, por një prej tyre mund të jetë edhe blloku ballkanas që ka pushtuar derbin e Milanos. Kroatë me shumicë me Perisiç, Brozoviç e Rebiç, të cilëve u shtohen boshnjaku Kruniç, slloveni Handanoviç dhe serbi Kolarov i cili në pamundësi të luajë krah Dejan Stankoviçi­t do të duhet t’i besojë Filipit, djalë i “Dekit” dhe portier i tretë i Interit.

AKULL DHE DIELL — Në Intermilan nuk mund të mungonin Eriksen e Kjaer që do t’i japin jetë një derbi danez, teksa pak më skandinave çështjen mund ta bëjë Hauge, i sapoardhur te Milani. Edhe suedezi Rebak pret thirrjen e Milanit, ndërkohë që akulli i vikingëve mund të shkrihet nga dielli mesdhetar i Leaos që duhet të konfirmojë këmbën “e nxehtë” pas dy golave kundër Specias në ndeshjen e fundit në kampionat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania