Panorama Sport (Albania)

Milani i rrjedhshëm, Interi ka shpejtësi, ja ku vendoset sfida

Të shtunën, dy ekipe për dy filozofi të ndryshme

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ai i së shtunës do të jetë derbi i parë i Milanos pas shpërthimi­t të pandemisë së “COVID-19”, e cila do të ndikojë edhe në zgjedhjet taktike. Sidoqoftë, karakteris­tikat e ekipeve nuk ndryshojnë. Konte ka një sistem loje që parashikon fantazisti­n, i cili duhet të tërhiqet pak për të vertikaliz­uar ose për të hapur lojën në korsitë anësore. Në këtë mënyrë zikaltrit do të kenë një lojtar mes reparteve armike ku mund të bëjë diferencën.

ÇËSHTJE PRESIONI Kjo veçori interiste kërkon më shumë vëmendje nga milanistët të cilët duhet të jenë të zotët në mbulimin e territorit përpara mbrojtjes. Një nga “kleçkat” e derbit do të jetë pikërisht puna që Kesi apo Benaser do të bëjnë ndaj Barelës apo Eriksenit në përpjekje për të ulur shpejtësin­ë e dyshes interiste. Në derbin e 9 shkurtit, Pioli u pati kërkuar fantazistë­ve të tij anësorë që të mbyllnin hapësirat për qendërmbro­jtësit zikaltër, në mënyrë që këta të fundit të mos vertikaliz­onin për mesfushorë­t. Kur Milani vendoste për të bërë presion

në thellësi të territorit internist, atëherë fantazistë­t e krahut kishin për detyrë të mbulonin “anësorët” e mbrojtjes me tre lojtarë të Interit. Këtu qëndron edhe një tjetër detaj që nuk duhet nënvlerësu­ar sepse nëse milanistët gabojnë në presion,

rivalët mund ta gjejnë veten në epërsi numerike. Në një rast të tillë Kesi e Benaser do të duhet të mbyllin hapësirat për mesfushorë­t qendrorë të Interit, teksa qendërmbro­jtësit kuqezinj do të detyrohen të zgjedhin mes markimit të pykave interiste

apo të presionit ndaj fantazistë­ve të Kontes.

ZGJIDHJET E INTERIT – Edhe Antonio Konte duhet të zgjidhë disa probleme e me siguri më i madhi për të është reduktimi në minimum i pasimeve për Zlatan Ibrahimovi­çin. Suedezi nuk duhet lënë i

qetë sepse pikërisht nga lëvizjet apo pasimet e tij zhvillohet edhe sulmi milanist. Me 39vjeçarin si pikë referimi dhe krijues hapësirash, tre fantazistë­t e Milanit kanë më shumë liri veprimi, pa harruar që në manovër shtohen edhe mbivendosj­et e Kalabrias

apo Teo Hernandezi­t. Cikloni i djemve të Piolit ka rezultuar problemati­k për shumë ekipe sepse është i vështirë për t’u deshifruar, ndaj mbrojtësit e Interit mund ta gjejnë veten me detyrat më të vështirat të mbrëmjes milaneze, në derbin e 17 tetorit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania