Panorama Sport (Albania)

Refuzoi edhe Bajernin e Mynihut, Eriksen kërkon shansin në derbi

-

Kristian Eriksen dhe Antonio Konte, histori e një raporti futbollist­ik që nuk ka lulëzuar dhe ka rrezikuar të ndërpritet pas vetëm disa muajsh. Dhe Interi, në fakt, mësohet të jetë përpjekur të gjejë një sistemim për një lojtar që kushtoi 27 milionë euro dhe ka një pagë me peshë prej 7,5 milionësh. Mes destinacio­neve të propozuara danezit, sipas mediave gjermane, mësohet të ketë qenë edhe Bajerni i Mynihut: zikaltrit ua kanë propozuar bavarezëve për të arritur te Zherom Boateng, të shtyrë edhe nga pagat e ngjashme, por trajneri i kampionëve të Europës, Hansi Flik, frenoi gjithçka, duke e konsiderua­r

Boatengun thelbësor për repartin e mbrojtjes.

DUEL - Po flisnim për raportin Eriksen-konte: Po sikur të shtunën muzika të ndryshonte? Asgjë nuk është e përcaktuar, danezi po jep maksimumin për të udhëzuar zgjedhjet e Antonio Kontes dhe të ndryshojë fatin që “thotë” pankinë. Herët për të thënë që ka nisur parakalimi kundrejt Marselo Brozoviçit, mesfushori­n të cilin sfidon për një fanellë titullari në derbi, por përpjekja për parakalim ka nisur, distanca po ngushtohet. Kështu mund të listohen arsyet përse parakalimi do të ndodhë dhe përse Brozoviç do ta nisë nga 1’.

ARSYET – Konte mund të ketë ngelur i befasuar nga goli? Absolutish­t

jo, ta qartësojmë, por momenti psiko-fizik i Kristianit është pa dyshim i mirë dhe lojtari është i motivuar (disa ditë më parë tha: “Nuk dua ta kaloj vjeshtën në stol”). Megjithatë, ekzistojnë edhe arsyet që shtyjnë aktivizimi­n e Brozoviçit. I pari është i një natyre taktike: Konte ka humbur, për shkak të skualifiki­meve

dhe problemeve të “COVID”-IT mundësinë për të shfrytëzua­r gjithë stolin dhe pesë zëvendësim­et. Faktori i dytë: Brozoviç, i skualifiku­ar me Kroacinë, do të mungojë në sfidën e sotme ndaj Francës. Në çdo rast, Marselo do të jetë më i freskët. Pushimi kundër motivimit: dyshimi është edhe këtu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania