Panorama Sport (Albania)

Spanja qëllon në “ajër”, Ukraina e Shevës e kap mat

Gafë e De Geas, spanjollët vuajnë për... gola

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Spanja humbet dhe e ko mplikon jetën në grupin e katërt të Ligës A. Një ekip që i mungojnë golat dhe se kur duhet të zgjidhë ndeshjen përfundon me Serxho Ramosin si numër 9. Ukraina e ndëshkoi në pjesën e dytë duke përfituar nga një dalje e gabuar e portierit De Gea dhe në këtë mënyrë Shevçenko kapi "mat" Enriken. "Furia e Kuqe" nuk ishte e aftë të krijonte raste të rrezikshme në portën rivale, pavarësish­t volumit të lojës. Luis Enrike ka shumë probleme për të zgjidhur, sidomos ato në sulm. Në tri ndeshjet e luajtura shënoi vetëm 1 gol.

SHUMË ADAMA, PAK FATI- Lajmi më i mirë për Spanjën pas përfundimi­t të pjesës së parë ishte fakti që në 225 minuta të luajtura nuk ka pësuar gol, por lajmi i keq është që në po kaq minuta ka shënuar vetëm 1 gol. Për më tepër ai ishte i "dhuruar" kundër Zvicrës. Spanja duket se vuan për të shënuar dhe kjo "sindromë" vjen nga Reali i Madridit. Në 45 minuta ekipi i Enrikes luajti shpejt, krijoi raste me Rodrigon dhe Serxho Ramosin, por portierin Bushman bën detyrën duke i devijuar jashtë kuadratit të tij. Adama Traore dhe Ansu Fati ishin të dy titullarë në këtë sfidë dhe i pari shkëlqeu më shumë. Depërtime, driblime dhe krosime, të cilat nuk u shfrytëzua­n. Krejt ndryshe

situata në anën tjetër, ku Fati ishte më pak i përfshirë në lojë edhe për shkak se markohej më rreptësish­t. Ukraina e Shevçenkos qëndronte e mbyllur mirë dhe kundërsulm­onte me shpejtësi nga krahët, por kurrë nuk e gjeti të "zbuluar" Spanjën.

TRIUMFON UKRAINAPan­orama e ndeshjes nuk ndryshon as në pjesën e dytë, me Spanjën që tenton të zgjidhë sfidën, por nuk ia del. Rastin më të mirë për të shënuar e kishte Ojarzabal, por sërish portieri Bushman bën mrekullinë duke korrigjuar

gabimin e bërë me Gjermaninë. Dhe kur të gjithë prisnin golin e Spanjës, erdhi ai i Ukrainës. Në aksionin e parë të rrjedhshëm, të besuarit e Shevçenkos gjetën golin. Topi i gjatë i portierit dhe Spanja ishte e pavendosur mirë në mbrojtje. Tsigankov

përfiton nga ky fakt, por edhe nga dalja e De Geas duke ia dërguar topin në rrjetë. Serxho Ramos tenton të barazojë, por goditja e tij përfundon mbi traversë. Spanja është e para në grup me 7 pikë dhe ndiqet nga Gjermania dhe Ukraina me 6.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania