Panorama Sport (Albania)

Ceferin: Europiani do të zhvillohet, numri i tifozëve...

-

Pavarësish­t se me ardhjen e dimrit numri i të infektuarv­e me "COVID" në të gjithë Europën po shtohet, Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-S, është i bindur se "Euro 2020" (ndonëse do të luhet në 2021 nuk e ka ndërruar emrin) do të zhvillohet me çdo kusht. "Për momentin, po e planifikoj­më këtë kompeticio­n siç duam dhe siç meriton një turne i këtij niveli. Padyshim është një sfidë e madhe, duke parë situatën me Koronaviru­sin, por ju siguroj se Europiani do të zhvillohet me patjetër verën e ardhshme". Slloveni, në një intervistë për "Sportschau.de", ka sqaruar edhe faktin lidhur me prezencën e tifozëve në stadiume. Europiani kujtojmë se do të zhvillohet në 12 qytete të ndryshme të Europës, nga 11 qershori deri në 11 korrik 2021. "Kjo është tema më e vështirë për sa i përket turneut, por ne po mendojmë për të gjitha zgjidhjet, nga ajo pa tifozë, deri te mbushja e impianteve në 30, 50 apo 70 për qind të kapaciteti­t, - vazhdon Ceferin. - Realisht, nëse dikush në janar të këtij viti do më kishte thënë se kjo pandemi do të kishte bllokuar të gjithë botën, do ta kisha marrë për të çmendur, por tani mendoj se jemi që të gjithë më të përgatitur, më inteligjen­të dhe me të fortë, për të parandalua­r sa më shumë përhapjen e virusit. Këtë e konfirmon edhe fakti se nga muaji gusht e deri më tani, kemi organizuar 420 ndeshje ndërkombët­are, pa regjistrua­r asnjë aksident të rëndë dhe kjo na bën optimistë edhe për Europianin, - vazhdon kreu i UEFA-S, që në fund duket se nuk është shumë i lumtur me formulën e aprovuar nga paraardhës­i i tij, Mishel Platini, që Europiani të luhet në 12 qytete të ndryshme. - Nga pikëpamja simbolike është diçka e bukur, por për mua dhe stafin tim jo. Nuk jemi të lumtur për disa spostime kaq të largëta që detyrojnë ne organizato­rët dhe mbi të gjitha kombëtaret pjesëmarrë­se. Gjithsesi, tani nuk mund të ndryshojmë më asgjë, pavarësish­t pandemisë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania