Panorama Sport (Albania)

De Bur: Nuk do të vrapojmë pas topit si në Amsterdam

-

Frank De Bur, trajneri i ri i Holandës, premton se Bergamo nuk do të jetë Amsterdami: "Në 'Krojf Arena' Italia e kontrolloi ndeshjen për 60-70 minuta. Holanda mbërrinte tek topi dy apo tre hapa pas. Mund të jesh edhe agresiv dhe i motivuar, por nëse mbërrin në kohëvonesë, nuk shërben për asgjë. Këtë herë ne duam të kontrolloj­më lojën, jo të vrapojmë pas topit". Tekniku i "Tulipanëve" nuk ka një vlerësim të madh për paraardhës­in Lodeveges. Në të vërtetë, ish-trajneri i Interit nuk është se ka shkëlqyer as vetë: debutoi me humbje në miqësoren kundër Meksikës (1-0) dhe vetëm një 0-0 me Bosnjën në Ligën e Kombeve. Holanda e tij nuk ka shënuar ende golin e parë. Por kundër Italisë ai premton kthesën, pasi e ka studiuar mirë kundërshta­rin: "D'ambrozio, Bonuçi dhe e Kielini janë shumë të zotë në mbrojtjen me tre vetë nëse nuk ushtrohet presing agresiv. Do provojmë ta bëjmë, Italia ka shumë cilësi në mesfushë, ku luajnë shumë talente si Verrati dhe Zhorginjo. Pastaj ka talente që luajnë në klube të mëdha dhe me marzh përmirënën­vizon:

simi si Lokateli, i cili në Amsterdam luajti shumë mirë. Imobile krijon hapësira dhe vjen pas një sezoni plot me gola. Roberto Mançini është një trajner që gëzon respekt të madh, ka shumë eksperienc­a të rëndësishm­e dhe ka fituar. Italia më ka befasuar, por dimë se çfarë duhet të bëjmë". Në fund, lidhur me eliminimin e hidhur në Europianin e vitit 2000, me penallti, De Bur

"Nuk mendoj se është një plagë, është një kujtim i hidhur, por vetëm kaq. Ka kaluar aq shumë kohë nga ajo ndeshja sa nuk ia vlen të diskutohet. Prandaj, është e kotë nëse e shihni këtë duel timin me Italisë si një hakmarrje. Unë dua thjesht të marr tri pikët, nuk ka lidhje kjo sfidë me atë të 20 viteve më parë", përfundoi trajneri i portokalli­njve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania