Panorama Sport (Albania)

Konflikt me Murinjon për Kejnin, Sauthgejt: Nga i gjeni këto histori?

Trajneri i Anglisë: Kapiteni, titullar kundër Danimarkës

-

Garet Sauthgejt thotë se ai nuk e kupton gjithë zhurmën rreth gjendjes fizike të Herri Kejnit dhe këmbënguli në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes me Danimarkën se kapiteni i tij është 100% gati për të luajtur sot në "Wembley" në Ligën e Kombeve. Trajneri i kombëtares angleze rrezikon që të hyjë në një tjetër luftë me trajnerin e Totenhemit, Zhoze Murinjo, nëse ai vendosë të luajë me kapitenin Herri Kejn titullar mbrëmjen e sotme. Anglia arriti të mposhtte Belgjikën të dielën në "Wembley" pa shërbimet e sulmuesit të "Spërsave" për shkak të një dëmtimi që ai pësoi një ditë përpara ndeshjes. Por trajneri Sauthgejt tha se më shumë ishte një ngarkesë muskulore sesa sulmuesi ishte me të vërtetë i dëmtuar dhe sot ai do të jetë në fushë. Totenhemi kërkoi rikthimin e tij në klub. Anglia refuzoi dhe tashmë pritet reagimi i Zhoze Murinjos, i cili që përpara grumbullim­it të Kejnit për tri ndeshjet e Anglisë i bëri presion Sauthgejti­t për të mos e

marrë sulmuesin e tij. Portugezi i kërkoi përpara ndeshjeve të fundit që të mos e ngarkonte sulmuesin e tij kryesor, ndërsa Sauthgejt iu përgjigj se edhe ai duhet ta pushojë yllin e "Tre Luanëve" përpara finaleve të Europianit verën e ardhshme. "Unë nuk e kuptoj këtë histori, sepse

Kejn ka qenë 100% i gatshëm që prej fundjavës së shkuar, që përpara ndeshjes së fundit kundër Belgjikës", tha Sauthgejt në konferencë për gjendjen e 27vjeçarit. "Ai do të kishte luajtur titullar ndaj Belgjikës, por nuk ishte stërvitur mjaftueshë­m. Ishte mirë pasi hyri në pjesën e dytë

dhe nuk e kuptoj historinë. Nga vjen kjo histori? Sepse nuk ka të bëjë me bisedat tona me stafin mjekësor të Totenhemit. Ai është gati dhe nuk ka qenë i dëmtuar. Kishte një ngarkesë muskulore, por jo dëmtim. Ne nuk i rrezikojmë lojtarët. E kam thënë përpara grumbullim­it. Prioriteti im është

shëndeti i lojtarëve. Ne nuk e rrezikojmë kurrë një futbollist dhe kemi pasur shumë raste të rralla dëmtimesh gjatë ndeshjes. Ato ndodhin, por ne nuk kemi humbur kurrë një lojtar për shkak të ngarkesës në stërvitje. Jemi krenarë sesi kujdesemi për futbollist­ët", përfundoi Sauthgejt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania